Arben Golemi shfaqet me
aventurën e tij të 21-të

Arben Golemi shfaqet me<br />aventurën e tij të 21-të
TIRANE- 49 punime të konceptuara në dy cikle, artisti Arben Golemi i ka prezantuar në Galerinë FAB. Piktori Arben Golemi punimet e tre viteve të fundit i ka përmbledhur në ekspozitën 21, e cila përkon edhe me numrin e prezantimeve të tij personale. Piktura e tij karakterizohet nga heshtja përballë tablove të urbanizimit dhe grataçelave të larta. Kuratori Ermir Hoxha thotë se “Nw aventurën e tij të 21, Golemi prezanton dy cikle të reja tablosh, realizuar mes viteve 2011- 2014, atë të Nju Jorkut dhe ate të pyllit.

Cikli i parë lind në Nju Jork, ku artisti vendos t’i dedikohet një serie të gjatë rrokaqiejve e ku dukshëm përshfaqet edhe ana e tij si arkitekt. Përtej fasadës së latuar të këtyre përbindëshave bashkëkohore, Golemi në telajot e tij disa metroshe arrin të transmetojë tensionin e urbanizimit të skajshëm të botës modern. Në krahun tjetër artisti përshfaq krahun e kundërt të urbanizmit, ai i pyllit, i cili në telajot e artistit është i heshtur dhe imagjinar.”

Në ekspozitë përveç dy cikleve kryesorë artisti ofron edhe frymën e qytetit të lindjes, Beratit dhe strukturën arkitektonike të tij. Arben Golemi prej më shumë se dy dekadash është pjesë e ekspozitave brenda dhe jashtë vendit. Pas prezantimit të tij në Galerinë FAB, piktori thotë se: “Tashmë kam nisur një faqe të re në pikturën time, sërisht të pashkëputur nga ndërtesat, bëhet fjalë për arkitekturën urbane dhe nudon.”


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje