TIRANE- Arben Gropa, biznesmeni nga Fieri i dënuar në Itali me 32 vite burg për trafik droge dhe që më pas ju fsheh ekstradimit të tij duke u arratisur, është shpallur fajtor nga gjykata e Fierit dhe dënuar me 3 vite burg.
Gropa, alias Vangjel Zijaj pronar i tavernës “Pelikani” rezulton në kërkim që prej datës 29 korrik të 2014. I shumë kërkuari I drejtësisë italiane është akuzuar nga prokuroria e Fierit për akuzën e “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe nisur nga kjo akuzë, ai është dënuar me 3 vite burg në mungesë. Aktualisht biznesmeni nga Fieri nuk është ekstraduar në Itali, kjo pasi ekstradimi i tij është rrëzuar për shkak të mungesës së personit.
/Shqiptarja.com