Arben Ivanaj: Ja si u “sabotua”
blerja e akseleratorit më 2008
Në vitin 2008-ë, në vendin tonë duhet të kishte mbërritur aparatura e parë e akseleratorit linear tek Onkologjiku.
Në vitin 2008-ë, në vendin tonë duhet të kishte mbërritur aparatura e parë e akseleratorit linear tek Onkologjiku. Ishte siguruar edhe fondi prej 1.5 milionë euro, por papritur kjo aparaturë, që është fjala e fundit e teknologjisë, në luftën kundër kancerit, u zëvendësua me dy aparatura kobalti, që kanë dalë nga përdorimi që në vitin 2000 në një pjesë të madhe të spitaleve me mjekësi të përparuar. Sot pas 5 vitesh, e vetmja aparaturë e akseleratorit linear që ndodhet në QSUT, ndodhet i paketuar në shërbimin e neurokirurgjisë, dhe nuk është vënë asnjë ditë në punë, pasi po ndërtohet bunkeri ku do të strehohet.
Por Arben Ivanaj, mjek i shërbimit të hematologjisë në QSUT, një nga shërbimet qe trajton te sëmuret me radioterapi, i cili ka mbajtur edhe postin e nëndrejtorit të QSUT-së, por edhe të zëvendësministrit të Shëndetësisë më 2008, thotë se projekti i aksleratorit dështoi jo pa qëllim. Madje ai shkon më tej kur flet për një dorë të padukshme, që ai nuk ngurron ta quajë Mafia ekonomiko-politike, që bën që shëndetësia të mos ecë përpara. “Kemi pas një marrëveshje me Agjencinë Atomike të Vjenës që të vinte kobalti në Shqipëri. Në fund të vitit 2008 në fillim të 2009, do të vinte akselartori dhe në dijeninë time nuk ka qenë asnjëherë problem fondesh.
Pas vitit 2005 kobalti blihej shumë lirë, pasi janë aparatura që nuk përdoren. 2006-2009 janë blerë dy kobalte, kur dihet se kanceri i kobaltit është më i rrezikshëm se kanceri i parë, ndërkohë që duhet të vinte akseleratori. Politika nuk ka dashur ta bëjë shëndetësinë. Indirekt apo direk është involvuar dhe ka qenë pengesë për zhvillimin e mjekësisë. Edhe këshilltarët e huaj, të cilët kanë dhënë këshillimi të cilat kanë pasur qejf të dëgjojë politikani x apo politika x e ditës.
Një pjesë e madhe e mjekëve e kanë mirëpritur dhe e mirëpresin atë që u tha nga autoritetet aktuale të drejtimit të shëndetësisë, që si për çdudi, si rastësi, gjithmonë ndodh diçka që aparaturat e QSUT-së të prishen. Ka një dorë, le ta themi në thonjëza “mafia ekonomiko-politike, politike-ekonomike” që ndoshta ka influencuar në këto drejtime”, - ka përfunduar mjeku Ivanaj. Përmes eksperimenteve dhe praktikave klinike shkencëtaret kane vërtetuar se akseleratori linear, nëse përqendrohet siç duhet mbi organin e sëmure zhduk qelizat malinje, duke qenë shpesh kurativ dhe faktor kryesor për jetegjatesine e te sëmurit.
Shkrimi u publikua sot (24.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
36.5%
-
Jo
53.5%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 5903
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve
29 Korrik, 23:01
-
Detaje të reja/ Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, SMS-ja 'Welcome to Greece” i mori jetën biznesmenit Nelaj
29 Korrik, 22:58
-
Kafe, cigare dhe limonadë - liberalë e konservatorë 100 vjet më parë!
29 Korrik, 22:48
-
Grupi rus Wagner pëson humbje të mëdha në Sahel të Afrikës
29 Korrik, 22:34
-
Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës
29 Korrik, 22:26
-
Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë
29 Korrik, 22:11
-
Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
29 Korrik, 21:50
-
Të shtëna me armë në një park në New York, vriten 2 gra dhe plagosen 5 të tjerë
29 Korrik, 21:48
-
Trafikoi qindra njerëz drejt Britanisë, dënohet me 10 vite burg 24- vjeçari shqiptar! Bashkëpunëtor i rrjetit iranian
29 Korrik, 21:13
-
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani
29 Korrik, 21:08
-
Mero Baze: Kongresi përballë socialistëve indiferentë dhe demokratëve si tifozë të zjarrtë të tij
29 Korrik, 21:05
-
Merr fund ëndrra e boksieres nga Kosova, Donjeta Sadikut për medalje në Paris 2024
29 Korrik, 20:57