Arben Malaj: “Ekonomia e
rrezikuar nga borxhet e këqija

Arben Malaj: “Ekonomia e <br />rrezikuar nga borxhet e këqija
Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj thotë se zinxhiri i borxheve të këqija, që është krijuar në ekonomi rrezikon të përkeqësohet. "Eshtë një shqetësim real dhe do të vijë në rritje. Kjo vjen edhe nga analiza që është bërë për borxhet e këqija në vende të tjera. Shqipëria jo vetëm që ka një borxh publik të lartë, por njëkohësisht është rritur borxhi i keq i buxhetit të shtetit për kompanitë private, i kompanive publike, apo enteve buxhetore në kompanitë private. Shqiptarët e ndjejnë dhe nuk e fshehin që është rritur edhe borxhi i vet midis tyre, qoftë kur bëjnë biznes, qoftë kur kanë marrëdhënie me njëri-tjetrin", tha Malaj. Zoti Malaj paralajmëron se nëse ky fenomen nuk do të ndalet, kostot për ekonominë do të jenë të larta, deri në skenarët më ekstremë.

"Po të shihni vendet që sot janë në krizë, një pjesë e tyre kanë ardhur për shkak se është nënvlerësuar kriza e borxheve të këqija. Jo vetëm e borxhit publik, por edhe e borxhit që privatët kanë krijuar me njëri-tjetrin, apo që privatët dhe kompanitë kanë krijuar me sistemin bankar të vendit të tyre. Aty ku rritja ekonomike është mbështetur te rritja e borxhit të qytetarëve të saj apo kompanive të saj, falimentimi ka qenë i pashmangshëm", tha Malaj. Por si mund të administrohet kjo situatë? Për ish-kreun e Financave fillimisht zgjidhja kalon nga buxheti dhe më pas kërkon edhe përfshirjen e bankave.

"Në qoftëse nuk ndërpriten në pikën e nisjes, që është buxheti i shtetit dhe nëqoftëse nuk bëhet një analizë e plotë edhe në sektorin bankar të vendit, se si çlirohet biznesi nga kostoja e rëndë e kredive dhe nga mosofrimi i një opsioni për ristrukturimin e kredive, duke mbledhur kreditë e këqija, por duke mos bllokuar dhënien e kredisë, atëherë të gjitha së bashku japin një mundësi profesionale, për ta zbutur problemin fillimisht dhe pastaj dhe për ta zgjidhur përfundimisht", tha Malaj. Dy vitet e fundit ekonomia është përballur me një rritje të shpejtë të borxheve të këqija, jo vetëm atij zyrtar nëpër banka, por edhe një rrjeti borxhesh të krijuar mes vetë kompanive private apo dhe atyre publike.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish