Analisti Arben Meçe, ka komentuar raportin final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, teksa iu referua raportit lidhur me financimin e partive politike, ai tha se Sali Berisha ende nuk ka treguar se ku i gjeti paratë për financimin e Chris LaCivita. Sipas tij, LaVicita është paguar nga para ruse.
‘Nëse ne po shohim që Rama është 4 mandate në pushtet, kjo vjen sepse opozitë nuk ka. Kur ai që vjen nuk sjellë shpresë tek njerëzit, atëherë ata rrinë me atë që kanë qenë se s’duan që të kalojnë nga shiu në breshër. Në fushatë ne pamë zgjedhja e një personi si strategu i fushatës së PD që u pagua nga para ruse. Sot Berisha duhet që ti dilte popullit dhe ti thoshte ky është raporti im i financimit të partisë. Nuk e dimë se nga i gjeti këto të ardhura PD, kemi edhe një kontratë lobimi 6 mln euro. Ke dy kontrata që s’janë ekspozuar në KQZ, a janë hetuar? Berisha kur u pyet për këtë tha mua më financon partia kur deputetët financojnë veten. Kur financimi si jepet individit por partisë dhe ajo e shpërndanë tek të gjithë të tjerët. Unë nesër pres vendimin e KQZ që nis sanksione ndaj PD’, tha ai.
Ai tha se partitë e reja janë parti kryetarësh. Sipas tij, partitë në Shqipëri nuk janë demokratike.
‘Ne jemi në sistem bipartiak dhe këtë e përcakton sistemi zgjedhor që ne kemi që është proporcional lokal dhe nxjerr nga loja partitë e vogla. Nuk është sistemi problem. Jo gjithmonë demokracia e kulluar sjell progres. Dy partitë e mëdha, problemi nuk është sistemi por partitë që nuk janë demokratike, as këto të voglat nuk janë demokratike, janë parti kryetrarësh. Por sa më demokratike të jenë partitë aq më mirë do të funksionojë parlamenti’, tha ai.
Një koment e pati edhe për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit për 5 bashkitë pa kryetarë. Ai theksoi se PD, nuk do të fitojë asnjë bashki në këto zgjedhje.
‘Jo. Berisha e di mirë këtë. Ai tha se do mbështesim të pavarurin, tërhoqi nga beteja të gjithë të vetët sepse janë të diskrediturar dhe ai nxori të pavarur. Për herë të parë PD nuk është parti elektorale sepse të jesh parti elektorale duhet që të kesh kandidatë të vetin, ajo ska kandadatë, sot po mbështet një klandidatë të pavarur’, tha ai.
Komente













Po pse PD,PS nuk jane parti kryetaresh?! Sa vite po u behen qe jane kalcifikuar ne krye te tyre e nuk largohen?
Përgjigju