Arben Meksi, mjeshtri i 2000
karikaturave e arkitekti i së ardhmes

Arben Meksi, mjeshtri i 2000<br />karikaturave e arkitekti i së ardhmes
TIRANË - Në shtëpi përditë gjente gazeta e revista të shumta dhe lexonte gjithë shtypin e kohës, që i vjen të atit, drejtor dhe kryetar këshilli. Fëmija endej midis figurave e fotove, por mbi të gjitha mezi pret gazetën “Drita” dhe e tërheq revistën “Hosteni”, me karikaturat e shumta në faqet e saj. Fëmijës i bëjnë përshtypje. Disa edhe i riprodhon. Biblioteka ishte një kënd tjetër çlodhjeje e kulture. Nga dëshira për të ditur lexon nga të gjitha fushat: mjekësi, filozofi, art, për letërsi, muzikë. I bie edhe kitarës... pasione që si ata përrenjtë e vegjël ushqejnë shtratin e madh të artit.

Fëmija është Arben Meksi, sot arkitekt dhe karikaturist. Vlora në historinë e pikturës shqiptare është dalluar për një grupim shumë mbresëlënës. Piktorët Skënder Kamberi, Nesor Jonusi, Agron Dine, Sabaudin Xhaferi, Zihni Veshi, Agim Sulaj etj i dhanë jetë asaj që u quajt “Shkolla vlonjate e pikturës”, që më shumë se sa një shkollë ishte një frymë, që ndikoi në gjallërimin e arteve figurative. Meksi i ri bëhet vizitor i studiove. Çdo javë do të ishte i pranishëm. “Kisha etje për ngjyrë, shprehet. Ajo ishte e brendshme, edhe pse nuk kisha kapur penel e bojra vaji me dorë, kisha dëshirë për të parë”.
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç