Arben Morina 24 orë (me) pa studion e një piktori

Arben Morina 24 orë (me) pa studion e një piktori
Pothuajse ditët e tyre janë të njëjta shtëpi-studio, anasjelltas, penelatë, kanavacë, bojra dhe ngjyra. Por penelatat dhe punët krijuese të artistit Arben Morina, nuk e lëjojnë që ditët e tij të jenë monotone. Në një intervistë jashtë studios dhe punimeve artistike, piktori vjen në një rrëfim interesant…

Kafenë e mëngjesit preferoni ta pini zakonisht në shtëpi apo ku me kë?

Kafen e mëngjesit nuk e preferoj, por një gotë qumësht apo çaj preferoj ta pi në shtëpi.

Zgjimi juaj ideal cili do të ishte?

E keni fjalën për orën? As vonë as herët.

Nga shtëpia juaj deri në punë sa zgjat dhe me çfarë e përshkroni rrugën?

Studion e kam në shtëpi, kështu që më nevojiten pak sekonda.

Thua ndonjëherë boh çfarë profesioni kam zgjedhur?

Falenderoj Zotin, për këtë profesion të bukur që kam.

arben morina

Projektet tuaja më të afërta?

Një nga projektet e mia të afërta, ka të bëjë, me një ekspozitë me portrete të disa brezave të familjes, sime dhe një projket tjetër që nuk lidhet me pikturën është projekti im për Kaninën, e të parëve të mi, Kaninën e miteve, legjendave, dhe historike (Kanina turistike).

Gënjeni apo ju gënjejnë më shumë? Nëse po ndonjë rast tipik?

Gënjeshtra nuk më pëlqen, sidomos kur ajo është problematike apo e motivuar.

E mbani veten për të shkathët?

Shkathtësia nuk më mungon.

Dreka zakonisht ju gjen…?

Personit të cilit ia pëlqej shumë gatimet në përgjithësi, dhe drekën në veçanti është nëna ime, por ia besoj dhe vetes time. Më pëlqen të gatuaj. Më pëlqen shumë guzhina italiane.

Paguani më shumë në raste të tilla apo ja lini të pranishmëve?

Në pagesa më pëlqen shumë ekulibri apo reciproriteti.

Qëllon të harroni të hani nga punët e shumta? Çndodh?

Jo, nuk harroj, të ha drekë, edhe pse konstrukti im nuk të lë përshtypjen e një ngrënësi të madh.

Celulari që përdorni?

Celulari që përdor është ai për të komunikuar dhe kaq.

Firmat tuaja më të preferuat?

Nuk kam mani firmash.

Çfarë nuk ka në garderobën tuaj që ju se vishni kurrë apo s’ju shkon pra nje lloj stili?

E rëndësishme është që ato që ke të dish ti kombinosh.

Cilat janë ngjyrat tuaja të preferuara?

Nuk kam preferenca të veçanta. Të gjitha ngjyrat po të harmonizohen janë të bukura.

Blini më shumë dhurata apo merrni?

Unë jam shenja e luanit, një luan i vërtetë dhe karaktersitike e kësaj shenje, është ti dhuroj Ndihem I lumtur kur dhuroj, por më pëlqen edhe kur më dhurojnë, pavarësisht nga vlera e dhuratës. Dhurata është pjesëz zemre.

Dhurata më e fundit që keni bërë çfarë është dhe ajo që keni marrë?

Dhurata e fundit që kam bërë është një portret i vogël në ngjyra vaji dhe ajo që kam marrë është një këmishë e bukur.

Jeni i shoqërueshëm apo i ftohtë si tip?

Dukem i ftohtë, por jam i shoqërueshëm, komunikimi për mua është shumë i rëndësishëm.

Jeni i dashuruar?

Unë dua apo dashuroj gjithçka... Çdo hap që që hedh e hedh me shumë dashuri, ... çdo fjalë që them e them me shumë dashuri... Çdo veprim që bëj e bëj me shumë dashuri....

I takon miqtë e vjetër?

Po, i takoj miqtë e vjetër e të rinj.

Punoni dhe pasditeve?

Punoj pa orar. Punoj (në pikturë apo në profesionin tim) kur kam frymëzimin.

Mbrëmjet zakonisht i kaloni me miqë apo shlodheni në shtëpi?

Mbrëmjet i kaloj zakonisht në shtëpi, por natyrisht dhe me miqtë.

Preferoni më shumë një film apo pub?

Më shumë preferoj një film.

Zakonisht para se të flini lexoni apo dëgjoni muzikë?

Para se të fle dua pak qetësi. Nuk më pëlqen të ngarkohem para se të shkoj për të fjetur.

Në ç'orë shkoni për të fjetur?

Nuk kam një orar fiks.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë