TIRANE- Kreu i opozitës Lulzim Basha është paditur për shpifje nga deputeti socialist Arben Ndoka. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë deputeti socialist i cili nëpërmjet një statusi në “facebook” njoftoi për padinë që ka ngritur për kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Në postimin e tij deputeti Ndoka sqaron se padia për shpifje është bërë për shkak të shumë të pavërtetave që kreu i opozitës ka deklaruar gjatë emisionit “Opinion” këtë të enjte. Deputeti socialist ka theksuar se vendimi për ngritjen e një padie është marrë për shkak se ai personalisht nuk ka dashur t’i kundërpërgjigjet shpifjeve të Bashës me akuza dhe shpifje të tjera.