Arben Ndoka deputeti i ri, u 
dorëhoqën 2 kandidate gra

Arben Ndoka deputeti i ri, u <br />dorëhoqën 2 kandidate gra
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim sot për dhënien e mandatit të deputetit, kandidatit të radhës në listën shumëemrore të Partisë Socialiste për Qarkun Lezhë, Arben Ndoka.

Gjithashtu Merita Kuçi do të jetë deputetja e re e LSI-së pas lënies së vendit bosh nga kandidatja Silvana Maksuti.

Për të hyrë në Parlament Arben Noka, dy kandidate femra të PS-së dhanë dorëheqjen: Mirela Neli, që zevendesoi Merjeme Delishi, edhe kjo e fundit dha dorëheqjen.

Javën e kaluar Partia Demokratike braktisi Kuvendin pasi akuzoi PS-në se për të futur Arben Ndoka në Parlament ushtroi presion mafioz ndaj dy kandidateve femra të cilat në listën shumëemërore të PS-së ishin të renditura para Nokës.

Berisha para se të njoftonte vendimin e grupit PD për largimin nga salla e quajti "atentat të dytë më të rëndë të demokracisë në sallën e Kuvendit pas atij ndaj Azem Hajdarit.

Ministrja e Mbrojtjes, deputetja e PS-së Mimi Kodheli e e cila kryesonte listën emërore të deputetëve PS në qarkun e Lezhës mbrojti dorëheqjen e Mejreme Delishit duke thënë se ajo është e sëmurë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim