Dy deputetët që janë të procedura penalisht, Arben Ndoka dhe Astrit Veliaj do të shkojnë para trupës së Gjykatës së Lartë. Që të dy deputetët nuk kanë pranuar që të japin deklaratat e tyre në prokurori duke bërë në këtë mënyrë që dosjet e tyre të shkojnë për gjykim para trupës së Gjykatës së Lartë. kësisoj dy ligjvënësit që i përkasin dy kampeve të ndryshme politike do të shkojnë për gjykim për shkak të veprave penale që kanë kryer. Arben Ndoka, është i paditur pë rshkak se ka ushtruar dhunë ndaj deputetit të PD-së, Gent Strazimiri. Ndërsa deputeti demokrat, Astrit Veliaj është i proceduar penalisht për shkak se ka kryer veprën penale të ndërtimeve të paligjshme dhe të shkatërrimit të pronës.