TIRANE- Kreu i opozitës Lulzim Basha do të duhet t’i paguajë 10 milionë lekë deputetit të PS-së Arben Ndoka, nëse Gjykata e Shkallës së Parë e shpall fajtor për shpifje. Padia që u bë publike nga vetë deputeti Ndoka në profilin e tij në “facebook”, është regjistruar në Gjykatën e Tiranës me nr e çështjes 14410 dhe do të gjykohet nga gjyqtari Artan Lazaj.

Dy ditë më parë ishte vetë deputeti socialist Ndoka i cili nëpërmjet një postimi në “facebook” njoftoi se kishte ngritur një padi për shpifjet ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.