Arben Ristani: PD e Bashës, një dyqan që i duhet vënë dryni

Arben Ristani: PD e Bashës, një dyqan që i duhet vënë dryni

Lulzim Basha

Tashmë, të shumtë janë ata që janë bindur se PD nuk funksionon si një parti përfaqësuese e shqiptarëve që besojnë, respektojnë dhe mbrojnë, parime dhe vlera të përbashkëta.

Çdo ditë që kalon, e bën të qartë se PD ka degjeneruar në një mekanizëm që funksionon vetëm në interes të lidershipit të saj, pa asgjë të përbashkët me interesat e anëtareve, aq më pak të shqiptarëve.

E gjithë veprimtaria e lidershipit të PD, mënyra se si ata vetpërjashtuan PD nga proceset thelbësore ligjore të jetës politike, mënyra se si ata kanë dakortësuar me kundërshtarin politik, mënyra se si kanë ndërtuar jetën e brendshme të partisë mbi praktika autoritariste dhe korruptive, papërgjegjshmëria në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtare, është tashmë, në dritën e diellit, më e qartë se kurrë për shqiptaret, duke formuar bindje se ata që kane vulën e PD, nuk janë më alternative pushteti.

Fenomeni i dorëheqjeve, nga baza e partisë deri tek drejtues, apo parlamentare, janë tregues i ndërgjegjësimit të partisë për situatën ku ndodhen dhe refuzimin e lidershipit të papërgjegjshëm.

Çështja është se duhet besuar që PD ka potenciale, ka mundësi, ka shprese të ringrihet dhe të mposhtë kundërshtaret politike, të cilët, për hir të së vërtetës, janë qeverisja me e keqe që shqiptarët kanë pasur në vitet postdiktaturë.

Puna për ringritjen e PD sigurisht që është shumë e vështirë në këtë gjendje që jemi. Patjetër që kërkon kohë dhe përkushtim, por nuk është e pamundur.

Kemi aktualisht në themel të ringritjes, vetëdijen se PD baraz dyqani i Bashës, ku ai shton pasuritë për familjen e vet, duhet mbyllur si kapitull.

PD baraz mburojë për paligjshmërie, pandëshkueshmërinë dhe fenomene të tjera negative, në pushtet dhe opozitë, duhet mbyllur si kapitull.

PD jo demokratike, klienteliste, e korruptuar, pa parime, me vlera të percudnuara si kjo e Bashës, duhet harruar sa me shpejt.

Me ketë vetëdije, është mundësia që Basha dhe kush është pas Bashës, apo që shndërrohen në paterica të Bashës, të lihen mënjanë.

Ka rrugë dhe mënyra që opozita të jetë e vërtetë, të përqendrohet të lufta ndaj pushtetit të Ramës dhe keqqeverisjes, por kjo nuk bëhet duke harxhuar energji me një humbës serial si Basha.

Ai tashmë është vetëm një gur nëpër këmbët e demokratëve, të cilët kanë shpirtin, forcën dhe mençurinë të vrapojnë në rrugën e tyre, ndërkohë që guri thërrmohet nga përplasjet që shkakton ritmi i lëvizjes.

Shoqëria ka nevojë jetike për opozitë dhe opozita do jetë.

Lëmë Bashën mënjanë dhe vëmë fokusin te përpjekjet për:

Një PD më të madhe se kryetari.

Një PD të hapur dhe të bashkuar.

Një PD më të madhe se vetja.

Një PD frymëzuese.

Një PD të vërtetë.

Një PD fituese.

Lëmë mënjanë të keqen e vetes, ndryshojmë PD që të ndryshojmë Shqipërinë.

Nga e keqja duhet distancuar hapur, qartë dhe me vendosmëri, por nuk duhet të heqim dorë nga PD-ja jonë, nga PD që lindi nga një vetëdije kolektive e cila prodhoi vlerat më të larta që si shoqëri kemi prodhuar ndonjëherë në histori.

Mbajtësi i vulës i rrethuar nga eunukë, interesaxhinj, apo njerëz që nuk guxojnë të mendojnë me kokën e tyre, ka mundësinë të përjashtoje këdo nga mundësitë statusore që ka karriera ne parti.

Mund edhe të krijojë kushtet për dorëheqje si këto që kanë ndodhur, por nuk ndalon dot dialektiken brenda opozitës, apo pjesën e përgjegjshme dhe të angazhuar të saj për të bërë opozitë të vërtetë.

Përfundimisht, duke besuar se është e njohur plotësisht, duhet lënë mënjanë e keqja që ka kapur PD dhe duhet ndërtuar me guxim, vendosmëri dhe vizion një PD ndryshe./Javanews.al

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024