Arben Shira: Shqipëria
në galeritë italiane

Arben Shira: Shqipëria<br />në galeritë italiane
Arben Shira vjen në këtë ekspozitë pas një sërë ekspozitash vetjake dhe të përbashkëta me piktorë italianë. Ekspozita është një përmbledhje antologjike e punës 22-vjeçare të piktorit në Itali, por Shqipëria mbetet gjithmonë motiv i pikturave të tij. Motivet nga tradita jonë janë pjesë e tablove që janë ekspozuar në sallën e Muzeut Historik Kombëtar.

Në tablotë e Shirës gjen një shumëllojshmëri subjektesh të marra më së tepërmi nga jeta e përditshme me të bukurat dhe të shëmtuarat e saj. Nuk mungojnë në këtë ekspozitë vetjake të piktorit edhe tablo të jetës në fshat, ku shpalosen emocionet njerëzore, portrete të krijuara me realizëm që të kujtojnë edhe stilin e piktorëve shqiptarë të para viteve ’90. Pjesë e kësaj krijimtarie me 63 vepra të ekspozuara janë natyra e qetë, frutat apo objektet e përdorimit të përditshëm, por artisti e sjell edhe një rrëfim për biografinë e tij.

Ekspozita ndahet në tri periudha dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 18 mars. Periudha e parë është realiste, pikturohet realiteti siç është, piktura e dytë është një periudhë që ai i largohet realizimit duke dashur të gjejë një gjuhë më personale dhe momenti i tretë është stilizimi i tij si pikarritje në kuptimin e pikturës moderne.

Piktori Arben Shira jeton dhe punon prej vitesh në Itali ku edhe është diplomuar në Akademinë e Arteve në Bari në vitin 1995. Piktori shqiptar falë krijimtarisë së tij artistike është një personazh i njohur për kritikën italiane. Punët e tij janë vlerësuar shpesh në shtypin e huaj dhe prej vitesh i është përkushtuar vetëm pikturës. Artisti që në fëmijëri ka pasur lidhje me pikturën, por duke ditur që ishte nga një familje e persekutuar edhe ai u bë pjesë e këtyre persekutimeve, ku nuk arriti dot të studionte në Liceun Artistik.

Piktori Arben Shira vite më parë është rikthyer edhe në qytetin e tij të lindjes në Shijak. Pas shumë vitesh emigracion, krijimtaria e tij nuk ka munguar edhe në qytetin e Durrësit, por ekspozitën në Muzeun Historik kombëtar e konsideron si një “urë lidhëse me zhvillimet e artit shqiptar”


Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com(print), 15 mars 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve