Arbër Avdija, mjeshtri që mëson të rinjtë drejt hotelerisë e restoranteve

Arbër Avdija, mjeshtri që mëson të rinjtë drejt hotelerisë e restoranteve

Arber Avdija

Arbër Avdija nuk lodhet kurrë të mësojë djem e vajza se si të shërbejnë me profesionalizëm në shërbimin e hotelerisë. Nga qyteti i Lezhës djemtë e vajzat të apasionuar pas kulinarisë, turizmit duket se janë të shumtë. Nga Mrizi i Zanave, te Rapsodia, te Diella e shumë e shumë realitete ekselente, duket se më të mirët janë mbledhur këtu. Dhe merak të madh kanë të ecin përpara: të mbledhin virtytet dhe vlerat më të rralla të tokës, t’i bashkojnë me karakteristikat më të mira të shqiptarëve, e të gjitha bashkë të bëjnë përbërësit e suksesshëm për një hoteleri e shërbime restorantesh për t’u pasur zili. Ja se si na e shpjegon situatën Arbri.

Përgatitja e personelit të shërbimit në hoteleri, restorante e baret shqiptare duket sipërmarrje e vështirë duke njohur problemet që hasim përditë në këtë sektor. Si nisi sfida juaj?

Pershendetje. Duke qene se une jetoj ne një zonë bregdetare dhe duke hasur gjithmone në problematika te ndryshme në sherbime hotelerie mendova: pse jo, të bëj dicka për të përmirësuar sadopak shërbimin duke qëne se edhe arsimimi im është në këtë fushë! 

Cilat janë të veçantat që hasni më së shumti në punën tuaj? A janë të rinjtë të interesuar për të shërbyer sa më mirë në këtë sektor?

E veçanta është se çdo vit kemi të bëjmë me te rinj por jo vetëm që kerkojnë te mësojnë një profesion dhe ta përvetsojnë, një e vecante tjetër është se brenda kurseve kemi edhe mosha te ndryshme qe fillojne nga 16 – 40 vjeç. Interesi eshte, por personalisht do dëshiroja me tepër!

A janë krijuar ekselenca tashmë në hoteleri turizëm, aktivitet që duket se sa vjen dhe rritet përvit përmes realiteteve të shumta që hapen përditë në Shqipëri?

Po te kthehemi pas shohim që ka pasur një rritje të ndjeshme, por që realisht ka qënë e shpejtë dhe duke qënë e shpejtë janë anashkaluar disa kritere për mbarëvajtjen e hotelerisë.(një ndër to është që njerez pa profesionalizmin e duhur drejtojnë shërbime hotelerie)

Ne shqiptarët kemi defekte dhe probleme profesionale, por a ka pika të karakterit tonë që mund të kthehen në forcë dhe vlerë në shërbimet e Hoteleri turizmit?

Hahaha, ka! Dhe këto pika janë ato që na bëjnë të ecim përpara si pasioni, karriera, idea për të lënë një shenje per mire gjithmonë, por ama akoma nuk kemi krijuar një kulture pune europiane dhe nje pjesë nuk e shohin punen si të ishte e tyre .

Eshtë një sektor që kërkon mbështetje nga Shteti apo privatët e kanë potencialin e plotë të rregullohen e vetërregullohen në shërbimet që ofrojnë? Cilat mund të jenë shtysat më të mira për të qenë sa më perfektë në ofrimin e shërbimeve?

Realisht qendra jone bashkëpunon edhe me të dyja, por me partneritet privat arrihen rezultate me të shpejta, mbajtja e kontakteve qoftë  me studentët e vjetër, ashtu dhe me bizneset  na ka  mbajtur te azhornuar per ecurinë e punës gjate gjithë kohës pasi ne mbajme kontaktet dhe prej tyre marrim informacionet e duhura per të ofruar atë qe realisht kërkohet.

Përse disa qytete si Lezha, Kruja, Tirana, Vlora, Durrësi, Shkodra etj. kanë traditë dhe shembuj të mirë në shërbimet hoteleri-turizëm dhe të tjera më pak? E keni krijuar një mendim të përgjithshëm të shërbimeve nga Jugu në Veri në vendin tonë?

Cdo qytet ka të vecantat e tij, por Lezha eshte e bekuar pasi natyra eshte treguar shumë bujare duke i dhëne detin, malin, fushen, lumin dhe sherbimet e hotelerisë keto po i shfrytëzojnë për mirë. Gastronomia lezhjane ka si çeles suksesi edhe lendët e para pasi gjenden pa pasur nevojë te largohen nga qyteti. Një mirënjohje qe duhet përmendur është se disa biznese janë bërë shembull per të promovuar me shumë Lezhen dhe kjo ka bere qe te "kthehen syte" nga shumë të tjerë dhe të investojnë në Lezhë! Realisht kemi përmirësuar goxha dhe ajo që theksoj është se duhet të punojmë shumë më tepër për mikpritjen që klientat  qofshin të huaj apo vendas të rikthehen

Në vendet fqinje, si Mali i Zi, Itali etj, shpesh sheh personel edhe pranë pensionit që kryejnë detyra si kamarierë, përgjegjës salle etj. Ndërsa në Shqipëri shumica janë të rinj. A mund të kthehet edhe në Shqipëri profesion i qëndrueshëm ky i shërbimeve në hoteleri e restorante?

Para pak ditësh pata kenaqesine që të me sherbejë mengjesin një zoteri që ishte mbi te 50 -tat në Rome. Një kamarier i mirë sot paguhet më shumë se një kuzhinier dhe këtë gjë e dinë vetëm ata që punojnë. Une besoj shumë se ky profesion po merr rëndësinë e duhur dhe ka rene si tabu. Në këtë vit te qendra hapim nje trajnim per here te pare ne Lezhe dhe pjesmarrësit janë 50/50 femra dhe meshkuj si dhe 50/50 të rinj dhe mbi moshen 30 vjeç.

Si e shihni të ardhmen? Mund të bëhet Shqipëria në një kohë të shpejtë e barabartë me standarte të  vendeve të tjera me më shumë eksperiencë në shërbimet e hoteleri turizmit?

Mendoj se kemi avancuar goxha, por pozicionet drejtuese i duhen lënë profesionistëve të fushës në administratë. Gjithashtu kjo vlen edhe per administratorët e shërbimeve  të hotelerisë, pasi pjesa më e madhe, e them me bindje, s’kanë lidhje me turizmin.

 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë