Arbër Hajdari ka reaguar lidhur me letrën e kryebashkiakut Erion Veliajt, lidhur me pjesën ku ky i fundit thotë se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar të heqë dorë nga bashkia dhe t’ia dorëzojë themeluesit të fondacionit “Fundjavë Ndryshe.”

Hajdari i quan “thashetheme” pasi s’e kupton pse është përzier në këtë histori për të cilën mohon të ketë lidhje. Më tej, shton me ironi se s’ka ëndërruar ndonjëherë ta punësojë “larg qoftë, Lali Eri!”.

“Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!

Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!

Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.

Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”, shkruan Hajdari.


Lajmi kryesor:

Veliaj nga burgu, luftë e hapur me Ramën: Kam më shumë dinjitet se Kryeministri! E sfidoj të provojë se kam lidhje me protestat! Gogu më ka kërkuar dorëheqjen! Ministri e mohon: S'është e vërtetë