Arbër Hitaj: Këndesëria rithemeluese!

Arbër Hitaj: Këndesëria rithemeluese!

Këndesi, sipas gjuhës shqipe është një shpend shtëpiak, ose mashkulli i pulës. Por ka dhe kuptim tjetër metaforik, një njeri që ngrefoset ose mendjemadh. Sipas gazetarëve me memorie këndesi ka qenë dhe pseudonim  “poeti” me objektiv vetëm përdorimin e gjuhës si furçë për partinë, atë komuniste, të kuptohemi.

Këtë parentezë e bëra për të treguar se shumë elementë që kam vënë re së fundmi i lidhin rithemeluesit e rinj, me këndesat.
Fjala bie, kur një këndes dëgjon në një serial në Netflix se është një koncept narko shtet, këndesi shpërthen, eureka! Kur këndesi pyetet për detaje, nxjerr foton e filmit Narcos në Netflix. Gjeniale dhe brilante apo jo? 

Me një vetësiguri ekstreme, këndesi vijon, jeta një telefilm është, dhe e mbyll me nënqeshje ironike, apo jo? Bosi i drogës i blen të gjithë, ndryshe nuk ka arsye për një njeri të thotë se në protestë ishin pak njerëz! Këndesat nuk e duan të vërtetën, dëshirojnë vetëm lavdërime, kjo rrit vetëbesimin dhe kështu mundet regjimi!

Një super ide brilantine që ende po diskutohet gjerësisht në grup është nga telenovelat turke që po bën namin Klani, “Çukur”, dhe “Rrugë e hidhur”, por për shkak se regjimi diktatorialo-narkos përgjon, madje censuron fort, ideja do të lançohet në një konferencë për mediat.

Këndesët i urrejnë librat. Shkollën e lartë e leximin. Me veten gjithmonë turfullonin, përse  duhet? Pyetje me vend jepnin po përgjigje, sepse vetëm për një “intelektual” duhet të ketë nevojë partia, dy bëhen të rrezikshëm. Koha ka ecur, ka dalë youtube, librat janë vetëm për të bërë para, ose me saktë për t’i pastruar! 

Koha e zgjedhjeve po afron, këndesat po bëhen gati për ta dërrmuar Edi Ramën me skenarë fiks si të filmave e telenovelave me pendito e tradhti. 

Shumica po trajnohen duke ndjekur të gjitha serialet e Netflix, madje dhe me shënime. Por ka disa që janë më të thellë dhe intelektualë, po ndjekin edhe ato turke e greke disa! Me një nënqeshje ironike, këndasat kur ju konstaton se: jeta nuk është telenovelë ata po me një nënqeshje ironike therëse të përgjigjen: je gabim, si ke parë të gjitha seritë!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 09/06/2024 10:29

    OK,Arbër GjiroKASTRITI.Nuk të kam të dëgjuar të pyesësh G.Burimin,F.Nokën,B.Fevziun,A.Çanin..pse Sb nuk ka bër asgjë LIBËR në 34 vite..!? -Ta them unë..? • Sb në 34 vute nuk ka bërë asnjë të mirë për Shqipërinë,veç për familjen e ha-le-atët e tij..! -Libër bën Ai që bën mirë për popullin fukara e që ka bër mirë për TË,,familjen e shëndetshme morale shëmbull për mirë,,Shoqërinë për ti rritur mirëqenien më mirë se komshiujt..! -Sb në 34 vite veç ka shkëlqyer në Korrupsion,ka përdhosur demokracinë,ka shkelur si GJELI DREJTËSINË 1992-2016..!Për këto,etj Sb u shpall non grata..! Dhe nuk e kupton Ai & militantët e Tij se nuk bëhet më Kr.Partie,Deputet,KM..! -Protestat e dhunshme të non gratës bëhen jo për shpëtuar popullin nga korrupsioni qeveritar,por për të nxjerr Sb nga IZOLIMI..! -Kënga e Sb si GJELI MAJE PLEHUT në ballkonin e 8 është TURPI I SHEK.21.Për Sb,Militantët,GJKKO që e lejon,SHBA që e e futi në listën e ZEZË dhe e lë të lirë si E.Hoxhën në 46 vite..! -PYETJE: Përsëri populli don të presi edhe 46 vite të tjera sa të iki vet KRIPTO/KOMUNISTI Sali nga politika..? -Amerika që e pruri(Rayrsoni) e duroi Sb në 34 vite,duke i përdhosur 7 nga 8 Ambasador Amerikan.. duhet ti gjëj vëndin,duke detyruar SPAK+GJKKO që e financon e monitoron..ti tregoi vlndin..! -Ndaj populli është i paknaqur 40% me SPAK+GJKKO+AMERIKËN..dhe 60 % me sistemin e E.Hoxhës(Sondazhi OSBE 2016). -Deri sot asnjë eksponent opozitar nuk mundet të konkuroi E.Ramën në 2025.Më parë duhet larguar nga politika:Sb,Im,Lb,Mk,Fm me shumë dosje me zë e figurë..!Nëse nuk largohen këta..nuk do të ket opozitë deri 2030..! Këtë e di 80 % e popullit,SHBA,BE..! -Nëse E.Rama është i korruptuar personalisht,do të largohet pas 2030. -Nuk mundet të lihet Shqipëria ANTARE E NATO NË DORËN E HAJDUTËVE,VRASËSVE,SPIUNËVE TË SHUMFISHT..!

    Përgjigju
  • A...Zh: 08/06/2024 15:00

    Cfare shkrimi!Bravo Arber!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin