A ka Sali Berisha kredibilitet moral për të dalë në rrugë?

Njoftimi i Sali Berishës te shtunen me 13 dhjetor, se Partia Demokratike do të nisë protestat më 22 dhjetor, ngre më shumë pikëpyetje sesa shpresë. Zgjedhja e kësaj periudhe – kur qytetarët janë të përqendruar te Krishtlindjet dhe Viti i Ri – tregon një shkëputje të thellë të PD-së nga realiteti social. Protesta në këtë moment nuk mobilizon, por bezdis; nuk frymëzon, por lodh. Por problemi nuk është vetëm koha. Problemi kryesor është kredibiliteti moral i udhëheqjes së protestës.

Sali Berisha është aktualisht nën akuzë nga SPAK për korrupsion, është në proces gjyqësor dhe njëkohësisht i shpallur non grata nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Për më tepër, ai është thirrur nga SPAK edhe për ngjarjet e tragjike të 21 janarit 2011. Në këtë kontekst, lind natyrshëm pyetja:Si mund të udhëheqë protesta kundër korrupsionit dhe qeverisjes një politikan që vetë duhet të japë llogari përpara drejtësisë? Ne gjuhen popullore, kesaj i thone hajdutit thrret kape hajdutin ! Protesta, në parim, është mjet demokratik, ndonse kete radhe kundervihet vendimit te Gjykates Kushtetuese. Por kur ajo përdoret si mburojë politike për të shmangur përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve të 11 majit, për hetimet e SPAK-ut dhe për krizën e brendshme që po zien në PD – përfshirë edhe përplasjet e reja të brendshme – atëherë ajo humbet legjitimitetin moral.Në vend që të përballet me drejtësinë dhe të lejojë një reflektim real brenda partisë, Berisha duket se po zgjedh rrugën e vjetër: tension, viktimizim dhe rrugë. Kjo nuk është opozitarizëm modern, por strategji mbijetese personale. Pyetja që mbetet është e thjeshtë, por thelbësore: A proteston PD për qytetarët, apo për hallin e liderit të saj, Sali Berisha! ?