Arbëreshët/Festa e Zojës
së Yllit dhe dordolecët

Arbëreshët/Festa e Zojës<br />së Yllit dhe dordolecët
Festimet për nder të Zojës së Yllit, shenjtorja e Komunitetit të San Costantino Albanese do të zhvillohen më 11 dhe 12 maj. Statuja, pas Meshës që mbahet në orën 10:00 të dielën, do të sillet mbi supe drejt shenjtërores kushtuar Virgjëreshës Mari.

Festimet karakterizohen nga ndriçimi i disa dordolecëve karakteritiske, të quajtura “nusazit” që vendosen në një skenë në sheshin kryesore të qytetit, përballë Kishës Nënë, ku fishekzjarre të vendosura brenda tyre ndizen në momentin kur statuja e Shën Mërisë nxirret jashtë Kishës.

Dordolecet janë të ndërtuar prej druri dhe vishen me kostume që përfaqësojnë elemente të folklorit lokal. Këto dordolecë simbolizojnë një grua (nusja), një bari, dy furxharë dhe djallin. Gruaja është e veshur me kostum, burri i veshur me kostum tradicional me një kapelë me cepa, ndërsa djalli përshkruhet zakonisht nga ikonografia lokale me dy fytyra, katër brirë , këmbë kali, dhe mban në duar një pirun dhe zinxhirin e një tenxhere. Të parët që “ndizen” janë dy furxharet, më pas bariu, gruaja dhe në fund ajo që përfaqëson djallin.

Përveç “Nusazit”, përgatitet edhe një dordolec tjetër që përshkruan një kalë dhe kalorësin që është gjithashtu plot me fishekzjarre, e cila ndizet në prag të kremtimit në shesh.
Tradita e “nusazit” është e vetmja në këtë vend në Itali dhe kjo është arsyeja përse ajo tërheq turistët e shumtë, të shtangur nga tradita dhe kultura arbëreshe të cilat janë ruajtur të paprekura për pesë shekuj.

Muzeu i kulturës arbëreshe, ikonat e bukura bizantine të Kishës Nënë, ruajtja e gjuhës antike, folklori dhe kostumet e lashta janë vetëm një pjesë e madhe e trashëgimisë historike dhe kulturore të vendit tonë, për të zbuluar dhe për të jetuar.

PËRKTHIMI NË GJUHËN ARBËRESHE

Kapelja e Nusazit

Kapelja sivjet ësht në ditat 11 e 12 maj dhe festohet Shën Kostandin. Kur del ka kljsha, statujen e Shër Meris e marren gjindjat mbi mushkut e qellnjen njera tek kapelja saj çi gjëndet mbi katundit. Një ësht vrundulli më i bukur i ksaj festes, Nusazit çi vën tek qaca prrëz kljshes e çi çelnjen sa Shër Meria del ka kljisha kur rritet mesha e par se t’zër fill pircjuna njera tek kapelja.

Nusazit jan t’bëra kartje dhe kan nj’armaxh druri, pra jan veshur me liveret tipike e katundit. Pir t’xhironjen, mbrënda i vën pluhurit e pra i pilset kriet. I bënjen t’larta gjiustu si njeriz. Bënjen nj’grua (nusja), nj’burr (kapjel picuti), di furxharëra e djallthi.

Gruaja ësht veshur me liveret tipike e katundit, ashtu dhe burri çi ka m’krie nj’kapjel picut e çi qell di gjizaz, djallthi ka di faqe, kater brri, ka këmben rrutullore dhe nder duar kan nj’furçil dhe nj’kamaster. Furxharërat çi shurbenjen mbi nj’ngudhen, çelnjen t’parit, pra kapjel picutin, nusen e lurtmu djallthin.

Pir festen nik bënjen sullu Nusazit po dhe nj’kal i bër kartje e dhe atij mbrënda i vën pluhur, ktë e çelnjen ka qaca t’shtunen e Kapeljes. Kalin e vë kalosh nj’burr e tue kcier xhiron rro rro qaces pir t’trëmbenj gjindjat. Nusazit nik i bënjen më gjakun po sullu Shën Kostandin, kjo ë një nder traditat çi mbahen ktu çi ka më se pes shekul. Muzeu i kulltures arbëreshe, ikonat çi jan m’kljsh, gljuha dhe kostumet tradicjonali jan sullu nj’pjes e vogel e pasuris storike e kullturalle e ktij katundi.

Përktheu në gjuhën arbëreshe: Maddalenma Scutari


Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.02.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament