Arbitra belg për sfidën Shqipëri - Gjeorgji në Ligën e Kombeve

Arbitra belg për sfidën Shqipëri - Gjeorgji në Ligën e Kombeve

Kombëtarja dhe arbitri Erik Lambrechts

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të martën më 10 shtator në orën 20:45 kundër Gjeorgjisë në "Air Albania" të Tiranës. Ky duel është i dyti për skuadrat në Ligën e Kombeve, teksa secila ka nga tri pikë.

Tanimë UEFA ka përcaktuar edhe arbitrin që do vendosë drejtësi në përballjen e së martës, me belgun Erik Lambrechts që është i përzgjedhuri.

Renditja në grupin B1

39-vjeçari ka arbitruar në sezonin e kaluar në 16 ndeshje në kampionatin vendas. Gjithashtu, Lambrechts i janë besuar 2 ndeshje të Europa League dhe 1 ndeshje e Champions League. Në ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji ai do ketë ndihmën e Jo de Weirdt dhe Kevin Monteny. Verboomen është caktuar si arbitër i katër, ndërsa në VAR-i do jetë Bram Van Driessche.

Arbitrat e Shqipëri - Gjeorgji

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Shenjat e horoskopit që do t’iu ndryshohet jeta në gjysmën e dytë të 2024

Shenjat e horoskopit që do t’iu ndryshohet jeta në gjysmën e dytë të 2024