Arbitrazhi ndërkombëtar: Shqipëria 
të pezullojë ekstradimin e Becchetit

Arbitrazhi ndërkombëtar: Shqipëria <br />të pezullojë ekstradimin e Becchetit
Qendra ndërkombëtare  e Bankës botërore për zgjidhjen e mosmarreveshjeve të investimeve vendosi se Shqipëria duhet të pezullojë ekstradimin dhe  procedurat penale kunder  Franceco Becchetit pronarit te Agon Channel dhe Muro de renzis adminitratorit të tij.

Sipas mediave britanike qeverisë së Shqipërisë i është kërkuar të “ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të pezulluar” procedurat e ekstradimit në Londër kundër Francesco Becchetti-t, pronarit të Agon Channel TV dhe presidentit të klubit të futbollit Layton Orient.

Mediat shkruajnë se  Trupa e Gjykatës së Arbitrazhit e përbërë nga tre anëtarë, rekomandoi gjithashtu që Shqipëria të pezullojë procedurat vijuese penale kundër Paditësve të kësaj çështjeje dhe që të dyja palët të arrijnë në një marrëveshje mbi ruajtjen e aseteve te Paditësit, që kanë qenë të sekuestruara nga shteti Shqiptar, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së arbitrazhit.

ICSID është një institucion arbitrazhi që merret me zgjidhjen dhe pajtimin e mosmarrëveshjeve mes investitorëve ndërkombëtarë. ICSID është një anëtar i Grupit të Bankës Botërore, nga e cila financohet dhe e ka selinë në Uashington DC, në Shtetet e Bashkuara

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg