Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka firmosuir këtë të mërkurë komandimin e Dhimitraq Ziut Drejtor të Policisë së Tiranës. 

Pas largimit të Ardi Veliut dhe marrjes së detyrës së kreut të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Policisë së Tiranës ishte pa drejtor. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se se sot është vendosur komandimi i drejtorit të ri, deri në emërimin e një drejtuesi të ri të policisë.

Dhimitraq Ziu, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e zv/drejtorit të Policisë së Tiranës për rendin publik.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com