Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu zhvilloi sot një takim me delegacionin e EUROPOL-it të kryesuar nga Andzejus Roginskis dhe  Roberto Garbini, përfaqësues të Departamentit të Krimeve të Rënda dhe të Organizuar në EUROPOL.

Në fokus të takimit ishte rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Policisë së Shtetit dhe EUROPOL-it, duke u shtrirë në pjesëmarrje të Policisë së Shtetit në veprime operacionale në raste të krimit të organizuar të nivelit të lartë.

Sipas Veliut, Policia e Shtetit është partnere e barabartë me homologët, duke shfaqur vendosmëri e përkushtim në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.