Ardi Veliu dhe Olsian Çela nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për referimin e veprave penale

TIRANË -  Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çelaj ka pritur në takim Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ku u nënshkrua një marrëveshje për referimin e veprave penale.

Sipas nenit 59 të kodit të procedurës penale do t'i jepen tagra policisë të bëj vlerësim paraprak të ngjarjeve dhe kallezimeve për të mos referuar çdo gjë.

Ata nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, me synim përmirësimin e koordinimit në trajtimin e materialeve kallëzuese që lidhen kryesisht me viktimat akuzuese.

Kjo i jep mundësi të evitohet ngarkesa artificiale ku dukshëm nuk ka vepër penale e më pas prokuroria detyrohet mos fillojë hetimet.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit do të koordinojnë veprimtarinë e tyre përmes nxjerrjes së udhëzimeve që do të shmangin zvarritjet që shkakton praktika e deritanishme në trajtimin e çështjeve.

Marrëveshja përcakton instrumente të posaçme që do të sjellin uljen e numrit të referimeve të dërguara nga Policia në prokurori, për disa vepra penale, për të cilat Kodi i Procedurës Penale parashikon të drejtën e viktimës për t’iu drejtuar drejtpërdrejt gjykatës.

Nga ana tjetër takimi edhe për situatën e rendit ndhe kriminalitetit në vend në hetimin e korrupsionit, krimeve ekonomike dhe trafikut të drogës.

Takimi u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme ku prezent ishte dhe drejtori i krimeve Tonin Vocaj dhe Arben Dashi, drejtor kundër krimeve ndaj personit dhe pasurisë në Policinë e Shtetit.

Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj sot te Prokuroria e Përgjithshme

E.M./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/10/2020 03:23

    Kjo eshte nje marreveshje teper e rrezikshme,nuk I takon policies te vendose per nje ceshtje,eshte apo jo penale.

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 30/09/2020 10:43

    "Kryepolici me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çelajn, nënshkrim i marrëveshjes për referimin e veprave penale" ??????????????????????? !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! --- marreveshje pikerisht per thelbin per te cilen ekzistojne si Struktura Shteterore ??????????????????????????????????????? !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • vlora: 30/09/2020 10:20

    Veprime idjoteske.Nuk arijne ne pritshmerite e popullit dhe bejne kete shfaqie.Policia e ka detyre funksionale te kapi keqeberesit dhe tja referoje prokurorise dhe prokuroria e ka per detyre po funksionale te hetoje dhe te coje ne gjykate.Kjo eshte njelloj si ne ndertim inxhineri ti thote muratorit te nenshkruajme marveshjen qe ti do ndertosh mure,po po nuk ndertoi mure muratori cdreqin do bej.Keta deshtojne ne punen e tyre dhe vijne verdalle si po... ne brek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër