Ardian Bujupi në Pink Report: “Synimi kryesor, Eurovizioni”
Këtë herë rubrika “Pink Report” e emisionit “Rreze Dielli” është zhvendosur nga studio për të zhvilluar një bisedë mjaft të këndshme me një personazh të ri për publikun shqiptar por mjaft të njohur në Evropë, e sidomos në Gjermani
TIRANE - Këtë herë rubrika “Pink Report” e emisionit “Rreze Dielli” është zhvendosur nga studio për të zhvilluar një bisedë mjaft të këndshme me një personazh të ri për publikun shqiptar por mjaft të njohur në Evropë, e sidomos në Gjermani. Këngëtari me origjinë nga Kosova Ardian Bujupi është intervistuar ekskluzivisht nga mikrofoni i “Pink Report”. Ai do të marrë pjesë për herë të parë në një kompeticion shqiptar siç është ai i Festivalit të fundvitit në RTSH.
Ndonëse ka qenë i pranishëm në koncerte dhe evente të ndryshme në vend për të përshëndetur këtë herë Bujupi ka vendosur të hyjë në garë në një kompeticion shqiptar. I renditur i treti në “Gjermania kërkon një yll”, këngëtari do të vij për të parën herë në shqip me këngën “I çmendur jam për ty”.
Bujupi është shprehur se do të përpiqet të dhurojë një spektakël të vërtetë gjatë konkurrimit në festival. Për të kjo sfidë është mjaft e rëndësishme për arsyen se fitorja do ta dërgonte menjëherë në “Eurovizion”, e cila është edhe ëndrra e tij.
Tashmë i njohur në disa vende të Evropës si Gjermani, Zvicër, Austri, ku ka korrur sukses, ai dëshiron të njihet edhe në vende të tjera. Gjithashtu këngëtari ka theksuar se nuk e priste suksesin e arritur në Shqipëri dhe se i pëlqen të udhëtojë shpesh këtu dhe në Kosovë. Ardian Bujupi ka qenë e ftuar edhe në koncertin e organizuar për 100-vjetorin e Pavarësisë, ku ka performuar edhe Rita Ora.
I pyetur nëse do të kishte dëshirë të realizonte një duet me të ai është përgjigjur: “Unë dhe Rita Ora nuk patëm rastin të flasim shumë, por kompanitë tona muzikore kanë kontakt me njëra-tjetrën. Njerëzit dhe fansat do të donin që ne të zhvillonim një duet së bashku duke qenë se jemi dhe nga Kosova por të shohim. Ne interpretojmë në të njëjtin zhanër atë pop, por secili ka stil të ndryshëm,”-ka thënë Bujupi. Ndërkohë nga këngëtarët shqiptar ai do të veçonte reperin Noizy me të cilin ka realizuar dhe një remix, Dafina Zeqirin, Tunën, Elvana Gjatën etj.
Një tjetër çast simpatik i intervistës ishte kur së bashku me gazetaren Suada Daci, Bujupi ka shëtitur me makinën e tij nëpër Tiranë duke u njohur me vende të cilat nuk kishte pasur rastin t’i vizitonte. I pyetur për jetën private Ardiani shpreh se ekzistonte aktualisht një femër në jetën e tij dhe se nuk kishte një model për femrën ideale. Sa i përket festave Bujupi u shpreh se do t’i kalonte me familjen dhe në punë, në Zvicër, Maqedoni dhe Kosovë. Në planet për 2013 ndoshta do të vij një album i ri nga këngëtari.
(xh.k/shqiptarja.com)
68/5
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
45.8%
-
Jo
43.3%
-
Nuk e di
11%
Vota total: 2705
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media franceze ‘L’Echo Touristique’: Shqipëria, vendi mesdhetar me ambicie të mëdha në turizëm
15 Tetor, 07:56
-
Nga aplikimi te hapja e negociatave, rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së
15 Tetor, 07:45
-
Lufta kundër migracionit të paligjshëm/ Von der Leyen letër vendeve të BE: Të krijojmë qendra të ngjashme me ato të marrëveshjes Itali-Shqipëri
15 Tetor, 07:34
-
Diell dhe temperatura deri në 28 gradë, parashikimi i motit për sot
15 Tetor, 07:21
-
Shërbimet sekrete gjermane nën alarm nga kërcënimi rus
15 Tetor, 07:14
-
Shqipëria hap sot negociatat për grup-kapitullin e parë! Rama në Luksemburg, për Report Tv: Do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE-në brenda 2030
15 Tetor, 07:12
-
Shmangni konfliktet me kolegët e punës...parashikimi i horoskopit për sot
15 Tetor, 07:00
-
Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë
14 Tetor, 22:51
-
Italia 'shkërmoq' 4-1 Izraelin, Franca fiton në Bruksel! Gjermania mposht Holandën, Ukraina dhe Çekia i bëjnë 'nder' Shqipërisë
14 Tetor, 22:48
-
Plagosi për vdekje 15-vjeçarin në Shkodër, Policia arreston autorin
14 Tetor, 22:47
-
Dash Shehi debat me Blushin: Edi Rama bëri president Ilir Metën, ne ishim në çadër! Ti më gjykon mua?! Kam 30 vjet në opozitë, ti thua a jam
14 Tetor, 22:30
-
Aksident në Fushë Krujë - Milot, përplasen 5 makina! Plagoset një nga drejtuesit
14 Tetor, 22:19