Ardian Çene, penelata të reja
mbi sendet e abstraktuara
EKSPOZITA/ “Manipulations" është tema e ekspozitës së parë personale të artistit Adrian Çene që do të çelet në Galerinë Kombëtare më 6 Gusht 2014, ora 19.30. Me 6 Gusht ora 19:30 celet ekspozita "Manipulations" e artistit te njohur Çene. Ne ekspozite do te paraqiten rreth 70 punime ne tekniken tempera-akrilik mbi leter dhe akuarel mbi leter. Loja foviste me imagjinaren mbi nje imazh te dhene.
TIRANE- “Manipulations" është tema e ekspozitës së parë personale të artistit Adrian Çene që do të çelet në Galerinë Kombëtare më 6 Gusht 2014, ora 19.30. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 24 Gusht 2014. Disa kohë më parë, rreth vitit 2009, përmes vizatimit, Adrian Çene, mbivendoste imazhin e tij imagjinuar mbi një imazh të dhënë, konkret e të palëvizshëm fotografik. Tashmë ai ka krijuar një realitet të ri në botën e artit pamor shqiptar, realitetin magjik që qëndron krahas me shpeshtimin e penelatave në tablot piktorike, ku së fundi ato vishen me emocion.
Te artisti Çene, nuk bëhet fjalë thjesht për një eksperiment, siç ndodh rëndom me artistët e arteve pamore, por për një risi artistike. Ky është edhe mendimi kuratorial përmes të cilit përshkruhet ky realitet estetik i piktorit Ardian Çene: “Fotografia mediatike dhe riciklimi i saj u bënë bazamenti fillestar i përpunimeve të Adrian Çenes, i cili ndjeu se duke manipuluar imazhe të tilla përmes pikturimit dhe veçimit të detajit, që e ngacmonte më shumë, krijonte një realitet të ri, të ndryshëm nga piktura me vaj, por të afërt me procesin dhe lojën e tij foviste të ushtruar vite me radhë. Në këtë proces ai e çrregullon imazhin ekzistues dhe ia ndryshon informacionin fillestar, por nuk ia humb zanafillën apo imazhin e memorizuar”.
Pikturat në këtë ekspozitë janë një imazh jo real, i abstraktuara përmes ngjyrave, të cilat vijnë me një gjuhë shumë më të qetë, janë më pak kontraktuese dhe anojnë drejt plotësisë dekorative. Çene është një prej artistëve modernë shqiptarë (lindur në 1969), dhe është diplomuar për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1992. Ai jeton dhe punon në Tiranë. Krijimtaria e tij ka kaluar përmes përshtatjes së kërkimeve individuale në botën e pafund të trajtesave që arti i ditëve të sotme i sugjeron çdo artisti. Në këto 20 vite krijimtari Çene është dalluar për një pikturë stilistike foviste, ku dominon ekspresiviteti figurativ i sendeve të abstraktuara, kontrasti në marrëdhëniet e ngjyrave dhe përdorimi i një linje të plotë vizatuese. Në ekspozitë do të paraqiten rreth 70 punime në teknikën tempera-akrilik mbi letër dhe akuarel mbi letër.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22