ITALI - Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, ditën e djeshme ishin në Firenze, ku zhvilluan një takim me futbollistin e Kombëtares, Ardian Ismajli.
Stafi teknik bisedoi nga afër me qendërmbrojtësin dhe u interesua për gjendjen e tij pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen Juventus - Empoli. Gjithashtu, në fokus të bisedës ishte grumbullimi i Kombëtares në mars, për dy ndeshjet e para të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit, ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Gjatë mbrëmjes, Sylvinho, Doriva dhe Zabaleta qëndruan në Firenze dhe ndoqën nga afër ndeshjen Fiorentina - Inter në stadiumin “Artemio Franchi”, ku u aktivizua edhe futbollisti i Kombëtares, Kristjan Asllani.

Stafi teknik kuqezi do të vazhdojë turin në Europë për të takuar dhe monitoruar futbollistët e Kombëtares që luajnë në kampionatet europiane.
Komente

