Ardian Isufi ekspozon
“Pa titull në kohë”

Ardian Isufi ekspozon <br />“Pa titull në kohë”
TIRANË- Artisti i njohur Ardian Isufi, në vijim të punës së tij këtë herë vjen me një ekspozitë personale të cilën e ka titulluar “Pa titull në kohë”.

Artisti duket se nuk ndalet për të sjellë sa më shumë projekte artistike, të cilat i shërbejnë jo pak gjallërisë artistike në kryeqytet..
Ekspozita do të hapet më datë 18 tetor dhe të vijojë të qëndrojë e hapur për publikun deri më 28 tetor në mjediset e galerisë FAP të Universitetit të Arteve.

Ekspozita që vjen si projekt personal i artistit dhe pedagogut të Fakultetit të Arteve Pamore, Ardian Isufi në galerinë FAP, por ai këtë herë ka treguar vëmendje për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke ia shtuar dhe më shumë rëndësinë artistike.

Artisti Ardian Isufi është një ndër piktorët më të njohur shqiptarë. Herë pas here me projektet e tij ka treguar se angazhimi në jetën artistike nuk është i vogël, ndërsa krijimet e tij janë vlerësuar jo pak dhe jashtë kufijve shqiptarë

(Dhu.Ha-Su.Fu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…