Sikur ta kisha në dorë, do t’i ndaloja të gjithë të flisnin për vetvrasjen e Ardian Klosit. E do t’i ftoja të flisnin për Ardianin, ashtu si ai ka qenë, ashtu si e kanë njohur, për atë që ai ka bërë në lëmin e kulturës shqiptare. Sigurisht, në fund unë e di që askush s’ka për t’ma vënë veshin, e di se të gjithë do të rrëmojnë me zell në gjestin e vetvrasjes për të zbuluar një hiç (e çfarë tjetër mund të zbulohet duke mihur në një gjest të tillë?), por shpresoj që të bëjnë edhe tjetrën, të flasin për Ardian Klosin.
Dani ishte i ndrojtur, i brishtë, i pambrojtur, i padjallëzuar. Ishte mbi të gjitha i ndershëm, dhe kjo frazë e fundit është nga ato që mund të thuhet për fare pak vetë në këtë Shqipërinë tonë. Ishte njimend i ndershëm. Dhe nuk ishte i ndershëm për një standard moral, por ishte i ndershëm – kështu më është dukur mua – për një fakt visheral; dhe njerëzit, të cilëve ndershmëria u del nga rropullitë, janë edhe lehtësisht të manipulueshëm; janë të tillë se ata nuk dinë të dyshojnë tek të tjerët, nuk dinë ta çojnë mendjen tek fakti se dikush mund t’ua ketë me hile.
Nëse ka pasur një gjë te Dani, që mua më bënte të jetoja ca si shumë me limitet e mija, kjo gjë ka qenë fakti se ai ishte i rafinuar dhe plot klas në sjellje; deri dhe përballë një harbuti nuk dinte të dilte nga binarët. Dinte të ishte i hidhur sa të duash, por i hidhur në llojin e vet; dmth për t’u ndeshur me të ligun nuk huazonte armë të të ligut. Nuk dinte ta bënte këtë gjë. Ndoshta i mjafonte ‘la propria cattiveria’ (thonjëzat në këtë mes janë shumë të rëndësishme).
Dani ishte (dhe është) një njeri i kulturës, një punëtor i kulturës shqiptare, një njeri që kish instiktin e kërkimit e të thellimit në gjërat që studjonte. I mungonte kontakti me vulgun, me rrugën, me ambientet jo akademike, dhe kjo së pari e bënte të dukej i pambrojtur në shumë situata, së dyti ia mbante herë pas here logjikën dhe përsiatjet në nivelin e një naiviteti intelektual, që u ka hije të gjithë mendimtarëve safi; ose të gjithë atyre që kanë lindur e janë rritur në një botë librash.
Ardian Klosi nuk është më, dhe unë nuk di të them, se kur është hera e fundit që kulturës shqiptare i është dashur të vajtojë një ikje të parekuperueshme. Por sado kohë që të ketë, ajo ka kohën dhe sot. Duhet të vajtojë ikjen e Ardian Klosit.
Marre nga Respublika
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com