Ardian Prrenjasi në Gjykatë
asnjë gjurmë për Julian Çelën

Ardian Prrenjasi në Gjykatë<br />asnjë gjurmë për Julian Çelën
TIRANE- Ardian Prrenjasi, i etiketuar si mostra i Laprakës, pas afro një viti hetime nga organi i akuzës, përfundon në Gjykatë.

Prrenjasi është njohur me akuzat, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë nga Julian Çela. Nga grupi hetimor konfrimohet se deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që mund të lidhë Prrenjasin me ngjarjen e Çelës, por dosja hetimore për vogëlushin do të mbetet e hapur.

Prokuroria e Elida Selami i ka komunikuar zyrtarisht Ardjan Prrenjasit vetëm akuzat e “heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “kryerjes së marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me dhunë ndaj të miturit”.

Për këto akuza Prrenjasi rrezikon një burgim nga 15 deri në 20 vite burgim, ndërsa gjykimi ndaj tij do të nisë në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës.

Pas arrestimit ai pranoi se ishte autori i rrëmbimit, vrasjes dhe më pas fshehjes së trupit të voglushit Çela.

Por 8 muaj më pas, Prrenjasi mohon një gjë të tillë, duke pretenduar se nga frika, dhuna dhe presioni ka pranuar rastin e Çelës.

Pedofili qëndroi mbi 4 muaj në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës e më pas u transferua në qelitë e paraburgimit në burgun 302 në kryeqytet.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë