TIRANE- Ardian Prrenjasi, (ne foto) i konsideruar si “Mostra i Laprakës” ka dalë dje për herë të parë në gjykatën e Tiranës, ku do të përballet me dy akuzat e “Marrëdhënje homoseksuale me të mitur” kryer me dhune dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”. Ne seancën gjyqësore Prrenjasi ka pranuar autorësinë e krimit, por ka shtuar se ai nuk ishte në gjëndje të kujtonte se çfarë kishte ndodhur pasi ka qënë i dehur. “Unë ditën kur ka ndodhur krimi kam qënë në shtëpi duke pirë Raki, dhe se nuk jam në gjëndje të takoj se çfarë ka ndodhur”-ka treguar para gjyqtarëve Prenjasi. Më tej ky i fundit ka shtuar se ndihej fajtor dhe se pranonte akuzën e ngritur nga prokuroria. Ndërkohë që avokatja mbrojtëse e tij i ka kërkuar gjykatës, që procesi të zhvillohet me praktikën e gjykimit të shkurtuar.

RREZIMI I KERKESES
Pas dëgjimit të kërkesë së avokates mbrojtëse, për gjykim të shkurtuar, Gjykakta e Tiranës është konsultuar në vend dhe ka vendosur të rrëzojë kërkesën për vijimin e procesit me praktikën e gjykimit të shkurtuar. Me këtë vendim, Ardian Prrenjasi ka humbur të drejtën për të fituar uljen e dënimit në masën e 1/3, pasi nëse do ishte pranuar si kërkesë, atëherë në vendimin përfundimtar si prokuroria dhe gjykata, do të ishin të detyruara të ulnin masën e dënimit për të pandehurin Prrenjasi që në muajin Nëntor përdhunoi një fëmijë 10-vjeç, banor i lagjes ku jetonte dhe i pandehuri.

FEMIJA DESHMITAR
Sipas prokurorit të çështjes Ramadan Troci, i cili lexoi dhe listën e personave që do thiren të dëshmojnë në gjykatë, mes të cilëve është dhe fëmija i dëmtuar dhe disa banorë të zonës. Sipas prokurorit vetëm pas dëgjimit të këtyre dëshmive gjykata e Tiranës do të të krijojë bindjen se 45-vjeçari është fajtor për abuzimin me të mitur duke mos i lënë mundësi që të përfitojë uljen e dënimit. Prrenjasi rrezikon 25 vjet burgim nëqoftëse gjykata e gjen fajtor për akuzat e prokurorisë.

Shkrimi u publikua sot (22.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)