Ardiana Jaku: Ndihma ekonomike ju kalon bashkive, reforma u keqpërdor politikisht

Ardiana Jaku: Ndihma ekonomike ju kalon bashkive, reforma u keqpërdor politikisht

Zv.ministrja Ardiana Jaku

Dhënia e ndihmës ekonomike do të kalojë kompetencë e bashkive. Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Ardiana Jaku, tha në një takim me fondacionin “Qemal Stafa” se kjo do të bëhet me qëllim decentralizimin e shërbimeve sociale.

Reforma në ndihmën ekonomike solli debat edhe për shkak të keqpërdorimit politik. Ajo që mund të themi sot me koshiencë të plotë, në maj të 2018 është që kjo skemë tregoi që është efektive, përjashtoi abuzuesit. Na ndihmoi ne të kuptojmë më mirë ku janë nevojat. Dhe fuqizoi askitë përmes fondit 6 %. Skema e ndihmës ekonomike do të shkojë duke ju kaluar në kompetenca të plota bashkive.

Ardiana Jaku, zëvendësministrja e Shëndetësisë

Jaku tha gjithashtu se brenda këtij viti, edhe qendrat sociale që tashmë administrohen nga Tirana do të kalojnë në menaxhim nga bashkitë ku ato janë të vendosura.

Deri në vitit 2018 do të bëhet kalimi i të gjitha këtyre qendrave në administrimin e atyre bashkive ku ato kanë lokalitetet. Në fakt kemi gjetur mbështetje dhe jo vetëm qasjen sensistive të kryetarëve të bashkive për të marrë në vëmendje çështjet sociale, por edhe përkushtimin direkt të tyre, në nënshkrimin e këtij pakti social.

Ardiana Jaku, zëvendësministrja e Shëndetësisë

Jaku tha se forcimi i kapaciteteve të bashkive për të dhënë shërbime sociale, i bën këto shërbime më efektive dhe më të drejtpërdrejta për qytetarin në nevojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!