Pr/buxheti 2025 në Kuvend, nevojë rishikimi skemave sociale, Braçe: Rimbursimi i ilaçeve, skemë korruptive! Ndihmën ekonomike po e marrin ‘Dembelët’

Skema e rimbursimit të medikamenteve që për vitin 2025 arrin në vlerën 126 mln euro ku planifikohen të përfitojnë 400 mijë pensionistë dhe ata në nevojë, për deputetin socialist Erion Braçe duhet rishikuar me argumentin se po prodhon korrupsion dhe jo kurim.

“Skema e ilaçeve prodhon korrupsion dhe jo kurim për pensionistët. A e dini që sot të moshuarit që kanë nevojë nuk e marrin barin e rimbursuar por atë që kanë në recetë se kështu ju thotë doktori. Këtu ka para por janë të pamjaftueshme për shkak të korrupsionit dhe mungesës së eficencës së vetë skemës”, tha Braçe.

Edhe paketa e ndihmës ekonomike që e marrin 62 mijë familje apo ajo e aftësisë së kufizuar me 162 mijë përfitues, duhet të analizohen pasi sipas Braçes po merren nga persona që nuk i meritojnë, ndërsa nevojtarët nuk po përfitojnë.

“Kemi para plot, boll, problemi është efektiviteti i politikave në mbrojtjen sociale. Ndihmën ekonomike e kemi të tillë nuk e di prej sa kohësh, duhet të reformohet, që ta marrin vetëm nevojtarët dhe jo dembelet. E njëjta edhe për aftësinë e kufizuar. Kam unë një fshat i gjithi invalid, fshati më prodhues në Myzeqe, punojnë nga mëngjesi deri në darkë, dhe nga ana tjetër i keni tek listat e aftësisë së kufizuar dhe ke njerëz që nuk e merr dot, ose marrin më pak pagesë, dhe ke të tjetër që presin me vite për të marrë leje invaliditeti se komisionet nuk funksionojnë”, tha Braçe.

Po në aspektin social, i vetmi i pranishëm nga opozita Arbi Agalliu e konsideron të pamjaftueshëm buxhetin.

“Lë për të dëshiruar buxheti që merr arsimi, duke ditur që të gjithë ta kërkojnë mbi 5%, jemi të fundit në rajon. Po ashtu edhe shëndetësia merr vetëm 2.9% të PBB-së”, tha Agalliu.

“Mbrojtja sociale zë 30% të totalit të shpenzimeve, kurse në Serbi janë 29% po aq dhe në Malin e Zi dhe në Kosovë është 26%”, u përgjigj Malaj.

Ndërsa deputetja e PS Pranvera Resulaj kërkojë informacion për rritjen e pensioneve.

“Çfarë parashikohet për pensionistët”, pyeti Pranvera Resulaj.

“Projektbuxheti i 2025 nuk adreson skemën finale të pensionit. Për vitin 2025 kemi 3.7 mld lekë për bonusin e fundvitit, presim të ketë rritje të bonusit të fundvitit”, tha Malaj.

Aktualisht qeveria po punon për reformën e re të pensioneve, me asistencë edhe të ndërkombëtarëve. Për vitin 2025 do jepen 16 mln euro për indeksimin dhe 37 mln euro për bonusin e fundvitit, ku bonusi pritet të jetë më i lartë se 5 mijë lekë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:32
‘Skema e rimbursimit të ilaçeve prodhon korrupsion jo kurim’, Braçe: Rishikojeni, s’po përfitojnë nevojtarët! Ndihmën ekonomike po e marrin ‘dembelët’

Afro 400 mijë qytetar planifikohet të përfitojnë nga rimbursimi i medikamenteve për vitin e ardhshëm. Për skemën e rimbursimit të barnave në buxhet janë planifikuar 12.6 miliardë lekë, 600 mln lekë më shumë se këtë vit. Por për deputetin socialist Erion Braçe fondet për këtë skemë janë të pamjaftueshme për shkak të korrupsionit. Sipas tij, kjo skemë prodhon korrupsion dhe jo kurim.

“Edhe tek skema e ilaçeve prodhon korrupsion dhe jo kurim për pensionistët. Sa skema kemi denoncuar për shkak të korrupsionit. A e dini që sot të moshuarit që kanë nevojë nuk e marrin barin e rimbursuar por atë që kanë në recetë se kështu ju thotë doktori. Ata e blejnë me lekë. Këtu ka para por janë të pamjaftueshme për shkak të korrupsionit dhe mungesës së eficencës së vetë skemës”, tha Braçe.

Braçe ka kërkuar të rishikohet në tërësi edhe skema e ndihmës ekonomike dhe ajo e invaliditetit pasi po përfitojnë njerëz që nuk e meritojnë, ndërsa ata që kanë vërtetë nevojë presin me vite dhe nuk e marrin.

“Patjetër që është buxheti më i mirë që kemi pasur ndonjëherë. Kemi para plot, boll, problemi është efektiviteti i politikave në mbrojtjen sociale. Ndihmën ekonomike e kemi të tillë nuk e di prej sa kohësh, duhet të reformohet, që ta marrin vetëm nevojtarët dhe jo dembelet. Në kushtet kur ka nevojë për punë pse të mbahen me gjilpëra dembelët. E njëjta edhe për aftësinë e kufizuar. Kam unë një fshat i gjithi invalid, fshati më prodhues në Myzeqe, punojnë nga mëngjesi deri në darkë, dhe nga ana tjetër i keni tek listat e aftësisë së kufizuar dhe ke njerëz që nuk e merr dot, ose marrin më pak pagesë, dhe ke të tjetër që presin me vite për të marrë leje invaliditeti se komisionet nuk funksionojnë”, tha Braçe.

Deputeti i PS-së ka kërkuar analizë edhe për rritjen e pagave në shtet nëse ka sjellë rritje të produktivitetit.

“Po të nisemi nga produktiviteti, i vetmi me produktivitet që i meriton ato pagat është SPAK-u. Ne duhet të bëjmë një vlerësim për armatën e administratës”, tha Braçe.

Ora 11:56
Buxheti 2025 s’ka fonde për skemën e re të pensioneve, Malaj: Pasi të mbyllet reforma rishikojmë buxhetin! Bonusi vitin tjetër më i lartë

Skema e re e pensioneve e cila po diskutohet mes disa institucioneve, nuk është financuar në buxhetin e vitit 2025, për shkak sepse nuk ka një formulë përfundimtare. Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh në komision, se vetëm pasi të jetë gati skema e re mund të ulemi në diskutime për të shtuar financimin.

“Projektbuxheti i 2025 nuk adreson skemën finale të pensionit, apo bonuset që planifikohet të jepen, pasi jemi në proces. Kur të kemi formulën finale, ne mund të ulemi të rishikojmë buxhetin e shtetit”, tha ministri Malaj.

Për vitin që vjen janë planifikuar vetëm 16 mln euro për indeksimin e pensioneve dhe 37 mln euro për bonusin e fundvitit, ku vetëm bonusi ka rritje të lehtë me 1 mln euro, kjo rritje tha ministri është bërë pasi do rritet vlera e bonusit.

“Për vitin 2025 kemi 3.7 mld lekë për bonusin e fundvitit, presim të ketë rritje të bonusit të fundvitit”, tha Malaj.

Në total në vitin 2025 për indeksimin dhe bonusin do të harxhohen për 53 milionë euro, më pak se 2024 kur u dhanë 78 milionë euro për indeksimin dhe bonusin.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hendri: 05/11/2024 14:09

    Zoti Braçe jeni i vetmi që ngrini zërin dhe mbroni popullin.Krimi më i madh në Shqipëri është FARMACEUTIKA....medikamentet mbajnë rekord për cilësi të ulët dhe çmime super të larta....SI KA MUNDËDI QË ILAÇET NË GREQI JANË ME ÇMIM SHUMË HERË MË TË ULTA SE KËTU PALE PASTAJ PËR CILËSINË QË JANË SHUMË TË MIRA.......O SHTET VINI DORË NË KËTË PLAGË SE PO I MERNI SHPIRTIN KËTIJ POPULLI DELE QË NGRIHET PËR PARTITË DHE JO PËR TË DREJTAT E TYRE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën