Kush refuzon 3 herë punësimin, humbet ndihmën ekonomike! In vitro falas për 150 çifte, protezë gjiri 600 grave me kancer

Afro 237 milionë euro do të shpenzohen gjatë vitit 2025 për 62 mijë familje që trajtohen me ndihmë ekonomike. Fondi është ulur me 25 milionë euro krahasuar me buxhetin e këtij viti, sepse Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale planifikon ulje të numrit të përfituesve për shkak të punësimit të tyre.

E pranishme në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin e vitit 2025, Albana Koçiu tha se skema e ndihmës ekonomike do të ndryshohet, do të ushtrohen më shumë kontrolle, pasi nga verifikimet e këtij viti janë konstatuar familje që e kanë përfituar pa qenë në nevojë.

“Në 2024 ngritëm task-forcë për inspektime në familjet përfituese të ndihmës ekonomike, u kontrolluan 47 mijë përfitues në banesat e tyre. Pas këtyre kontrolleve disa kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike”, tha ministrja.

Koçiu tha se vitin që vjen asnjë aplikim nuk do të bëhet pjesë e skemës pa u bërë më parë verifikimi real i gjendjes së tyre ekonomike.

“Asnjë familje aplikuese nuk do të futet në sistemin e ndihmës ekonomike pa u bërë përpara kontrolli për verifikimin real të gjendjes së tyre nga administratori social dhe nga inspektorët e shërbimit social, përtej sistemimit të pikëzimit që parashikon ndihma ekonomike”, tha ministrja.

Kurse familjet me pjesëtarë të aftë për punë, që refuzojnë punësimin do përjashtohen nga skema.

“Referojmë çdo vit rreth 22 mijë individë të ndihmës ekonomike tek zyrat e punës, që të punësohen. Nëse individi në gjendje pune nuk pranon dy ose tre oferta pune do të dalë nga skema e ndihmës ekonomike”, tha Koçiu.

Sa i takon buxhetit për vitin e ardhshëm Koçiu tha se financohet për herë të parë paketa e fertilizimit invitro dhe vendosja e protezave të gjirit për të prekurit me kancer.

“Për herë të parë synojmë dhe ofrimin e shërbimit të ndërhyrjes kirurgjikale për vendosjen e protezës së gjirit për rreth 600 paciente të prekura nga sëmundja e kancerit. Buxheti i ri mbështetet edhe paketa e fertilitetit, që shkon direkt në dobi të çifteve të reja dhe që ka një buxhet të mjaftueshëm për mbështetjen fillestare të 150 familjeve të reja në 2025-n”, tha ministrja.

Për vitin e ardhshëm buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale arrin në 807 milionë euro rreth 28 milionë euro më shumë se ky vit.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kali: 12/11/2024 20:27

    gjermania nuk ja nderpret ndihmen kur dikush refuzon te punesohet 5 here,,,por ja ul pagesen .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin