Apelit të kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj drejtuar qytetarëve të Tiranës për të kursyer ujin e pijshëm në këto ditë të nxehta dhe të thatësirës së zgjatur, i është bashkuar dhe prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea.

Në spektaklin “E diela Shqiptare”, Gjebrea u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të vëmendshëm dhe të mos abuzojnë me ujin e pijshëm, pasi ditë edhe më të nxehta janë përpara.

“Dua t’i bashkohem nismës së kryebashkiakut Veliaj për ujin. Të kujdesemi e të mendojmë tani që të kalojmë ditë edhe më të vështira. Është vapa më e madhe që ka ndodhur vitet e fundit. Ju lutem të kursejmë ujin, një gjë që unë realisht e kam merak të kursejmë ujin e të mos mendojmë vetëm për veten, por edhe për komunitetin”, theksoi Ardit Gjebrea.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com