Ardit Gjebrea rrëzohet
gjatë provave, lëndon 2 brinjë

Një incident në punë i ka ndodhur ditën e enjte prezantuesit dhe kantautorit të njohur Ardit Gjebrea, i cili është rrëzuar gjatë provave për emisionin e tij “E diela shqiptare”. Nga burime afër televizionit Klan kemi mësuar se Gjebrea është rrëzuar gjatë kohës së provave për “Quizin” e javës dhe ka lënduar dy brinjë.

Gjithçka ka ndodhur në një fraksion sekonde ku Arditi është penguar dhe ka pësuar një shembje të lehtë në krah si dhe disa gërvishtje të vogla. Lajmi i mirë është se kantautori i preferuar i shumë brezave të dielën do të jetë sërish në ekran dhe se ky incident ka kaluar pa shumë pasoja për shëndetin e tij fatmirësisht.I urojmë Arditit që ta marrë veten sa më parë nga lëndimet e shkaktuara edhe pse të lehta.

ardit gjebrea 

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)

Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)