Pak para nisjes së ceremonisë së ‘Topit të Artë’ në Londër, ‘France Football’ ka zbuluar minutë pas minute renditjen e top-30 lojtarëve këtë sezon. Jashtë garës për fitimin e trofeut individual kanë mbetur anglezi i Realit Jude Bellingham, marokeni i Paris SG Ashraf Hakimi, por edhe argjentinasi i Interit Lautaro Martinez.
Renditja nga vendi i 11 deri te 30
11 – Jude Bellingham
12 – Pau Cubarsi
13 – Ashraf Hakimi
14 – Vitinha
15 – Declan Rice
16 – Ferran Torres
17 – Vinicius
18 – Marc Cucurella
19 – Joao Neves
20 – William Paco
21 – Gabriel
22- Lautaro Martinez
23 – Nuno Mendes
24 – Luis Diaz
25 – Markuinho
26 – Dajot Upamecano
27 – Bruno Fernandes
28 – Julian Kuinones
29 – Sadio Mane
29 – William Saliba
Për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut në Londër nisja e ceremonisë së ‘Topit të Artë’ është shtyrë me 30 minuta. Shumë të ftuar, ndër ta edhe ‘yje’ të mbrëmjes kanë ngecur në trafikun e rënduar të kryeqytetit të Anglisë. Ceremonia fillimisht ishte parashikuar të nisë në 21:00, ndërsa tani është shtyrë në 21:30.
Lajmi kryesor:
Ceremonia e 'Topit të Artë' nis me vonesë, lista reduktohet në 10 kandidatë! Yamal talenti i vitit, De La Fuente trajneri më i mirë









