Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ervin Salianji

Është tragjike të shohësh drejtuesit e lartë të opozitës që bëjnë thirrje për të ashtuquajturën mosbindje civile. Tragjike jo sepse kanë maskuar qëllimisht revolucionin e djeshëm me një epitet të ri, por sepse askush nuk merr përsipër të lexojë një paragraph se ku dallon mosbindja civile e atyre që e shpikën dhe praktikuan, me dhunën e ushtruar deri më sot dhe atë që paralajmërohet për 7 Tetorin.

Lajm i mirë është që kanë hequr dorë nga protestat rastësore dhe nuk fusin më hundët në kauzat e të tjerëve. Lajmi i keq? Kauza e tyre është aq e dobët, saqë nuk gjen dot zgjidhje me protesta. Duhet të çmendet drejtori i burgut të Fierit dhe t’i hapë dyert Ervin Salianjit që të qetësohet Flamur Noka në Tiranë. Më pas Salianji nga Korça duhet të kalojë kodrat e Rrogozhinës dhe të gjejë strehë në Elbasan për të punuar në ilegalitet që të bëhet Dashnor Sula deputet. Në të kundërt, historia nuk njeh ndonjë rast që protesta të detyrojë gjykatat që të zhbëjë një dënim penal nga frika se mos Sajmir Korreshi, Asllan Dogjani e të tjerë nuk shkojnë më në punë dhe i bëjnë hall të madh demokracisë.

Rasti i Salianjit ishte momenti më i përshtatshëm që Partia Demokratike të tregonte forcën në rrethe. Pas 10 vitesh që takohen me 20 burra në çdo qytet në salla të mbyllura, mund të tregonin mbështetjen reale në terren. Kjo edhe për shkak të rebusit që kanë krijuar me prejardhjen, emërimin dhe banesën e Salianjit. Mund të ishte çuar Korça fjala bie, se i kanë burgosur djalin.

Apo Elbasani se e lanë pa drejtues politik. Madje edhe mosbindjen civile mund ta mbanin në Librazhd duke qenë se është nyja ku kalojnë katër dogana. Luan Baçi mund të nxirrte demokratët e Fierit të paktën të mblidhnin ndihma, se ndoshta para burgut nuk lejohet të protestohet, e kështu me radhë. Por rrethet mesa duket PD i përdor për ‘mbushje’. Për ta, Shqipëria është Tirana dhe qendra është rruga ‘Mustafa Matohiti’.

Ka kohë që Berisha ka hequr dorë nga hallet e rretheve duke e ngushtuar aq shumë lakun deri te hallet e shtëpisë. Jashtë Tiranës çon Ilir Metën, që herë bashkëbisedon me lopët e herë u thotë protestuesve se do të marrë kallashnikovin. Pastaj zhduket për të takuar dele, qen, mace… Kush t’i kthejë përgjigje!

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pd-ja: 05/10/2024 23:27

    fshatari i korces, qe meret me sport ne elbasan, e ka lene bosh griden tiranse, e po fiton pervoje ne myzeqe me sakte ne universitetin e fierit. eh sa e thelle qe eshte si mesele ....

    Përgjigju
  • O tej: 05/10/2024 23:13

    Metmuti hajduti kur del jasht Tirane takon edhe kete temin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi