Në videon e parë të publikuar nga ky i fundit, Ardi tashmë ka një tjetër kërkesë. Pasi gjeti një nuse, “Ardi i famshëm” tashmë kërkon që të bëjë një dasmë. Ai së bashku me Bes Kallakun dhe me Ilir Metën, i bëjnë një ftesë publike Ermal Mamaqit që t’i organizojnë një ceremoni martesore.
Por “historia” nuk ndalet këtu. Pasi marrin konfirmimin nga Ermal Mamaqi, që do të jetë pikërisht ai që do t’i bëjë dasmën një video e dytë është publikuar nga Besi.
Kësaj radhe të tre së bashku me zv. ministren e Arsimit, ministrin Lefter Kokën dhe të tjerë ata shihen tek po kërcejnë me këngën “Baftjar” të Bes Kallakut. Por ajo që bën më shumë përshtypje janë puthjet dhe përqafimet që shkëmben Meta me Ardin i cili mban veshur bluzen e LSI.
(Videoja e dytë pasi Ardit i premtohet dasma)