Arditi, dhuratë vetes një
makinë për ditëlindje

Arditi, dhuratë vetes një<br />
makinë për ditëlindje
Moderator i njohur Ardit Gjebrea, i cili çdo javë i bën dhurata të tjerëve në emisionin që drejton këtë herë ka menduar për vete.

“Bye Bye Audi Q7! Kisha 6 vite me atë makinë”, shkruan Arditi në faqen e tij sociale Facebook, ndërkohë që ka postuar një foto ku shfaqet një “BMW X5”.

Më tej ai ka shkruar se ja ka bërë vetes dhuratë një makinë të tillë me rastin e 50-të vjetroit të lindjes, të cilin e festoon fiks pas 10 ditësh.



“Zakonisht në raste 50 vjetoresh, njerëzia rendin të bëjnë ndonjë kopertinë gazete a reviste, të marrin ndonje titull nga Presidenti, të bëjnë ndonje party "VIP" e ta marrë vesh e gjithe dynjaja. Larg qoftë! Merru me veten - i thashë vetes - dhe jeto për vete, jo për të tjerët”,  ka shkruar Arditi më tej.



Ai është dukur I lumtur për këtë dhuratë që i ka bërë vetes dhe si duket e ka shijuar menjëherë duke e vënë në përdorim.

“Pasi u përshëndeta me të vjetrën, hypa tek X5-a dhe nuk di përse më erdhi shprehja "trendy" - kjo makin qeka nona! :-)))), shkruan moderatori në rrjetin social.

(b.t/mag/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn