Ka prodhuar spektakël por jo fitues ndeshja pikante e Superligës mes Tiranës dhe Elbasanit. Në Selman Stërmasi ishin miqtë që kaluan dy herë në avantazh. Fillimisht me Nikajn dhe më pas me Mazarin në fundin e pjesës së parë, por megjithatë nuk arritën të dilnin me fitore nga kryeqyteti.
Në të dy rastet për bardheblutë realizoi kapiteni Redon Xhixha, që falë ‘dopietës’ siguroi 1 pikë.
Në sfidën e fundit të javës së pestë, Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit, duke triumfuar 2-1 në duelin e vlefshëm për javën e pestë të Superiores. Kampionët e Shqipërisë reaguan pas humbjes së javës së kaluar ndaj Elbasanit dhe u rikthyen te rezultatet pozitive.
Me këtë rezultat, Egnatia merr tre pikë të rëndësishme në kampionat. Ndërkohë, situata te Partizani bëhet gjithnjë e më shqetësuese sa i përket rezultateve.
Më herët, të shtunën për javën e 5 të Superligës Dinamo fitoi 3-1 kundër Laçit, Vora barazoi 1-1 me Skënderbeun, ndërsa Teuta mposhti 0-2 Vllazninë në Shkodër.
Durrsakët kryesojnë Superligën me 13 pikë, të ndjekur nga Egnatia dhe Dinamo me nga 12 pikë. Kampionati tashmë pushon për tre javë për shkak të sfidave të kombëtares.











Komente
Komento