Në mjediset e Komandës Mbështetëse, Vaqarr, Tiranë, u zhvillua ceremonia e emërimit të komandantit të ri të KM, kolonel Ardian Bali. Në këtë ceremoni morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandantët e forcave, efektivë të KM etj.
Në fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli u shpreh: “Ju jeni themeli i FA ashtu siç është themeli i çdo shtëpie, themel, i cili sa më i fortë të jetë aq më i madh është besimi se ngrehina nuk bie. Këtë e keni bërë me përkushtim dhe me besim të plotë se po bëni çdo gjë të mirë për qytetarët shqiptarë dhe për vendin”. E keni bërë me besim të plotë të misionit fisnik që ka FA, mison i cili nuk është i shkruajtur vetëm në rreshtat e Kushtetutës, por mision që është i shkruajtur në betimin që keni bërë kur keni veshur këtë devizë”.
Në këto tre vjet, vijoi më tej tej ministrja Kodheli, ju keni ditur të demostroni se jo vetëm jeni pranë njerëzve sa herë t’ju kërkohet, por keni bërë më shumë se kaq, keni bërë më shumë se nga se u është kërkuar, keni bërë më shumë dhe se çkeni ndjerë, sepse keni parë që njerëzit kanë akoma nevojë të asistohen, jo vetëm në Emergjenca Civile, por dhe në jetën e tyre të përditshme, duke ndërtuar ura, duke hapur rrugë, duke pastruar dhe duke sjellë një ambjent dhe një siguri tjetër në territorin shqiptarë.
“Ju keni një sukses të jashtëzakonshëm, jo vetëm me përfaqësin më të lartë nëpërmjet oficerëve, siç është colonel Çela, shefi juaj i Shtabit, i cili suksesshëm përmbushi përpara disa muajsh misionin e tij jashtë atdheut, por e keni bërë me EOD në Mali, e keni bërë sa herë që i keni parë qytetarët të rrezikuar në jetën e tyre, apo edhe kur ju është dashur të mbështesni forcat tona Tokësore, Detare, Ajrore në të gjitha stërvitjet e përbashkëta, misionet që ju janë ngarkuar. Kjo ju mbush dhe na mbush me krenari dhe padyshim një falenderim i veçantë në të gjithë këtë punë të jashtëzakonshme i takon komandantit Lokaj, i cili ka ditur të drejtojë, të motivojë dhe kjo ka qenë një arsye më tepër pse sot ai është larguar në një mision të rëndësishëm jashtë kufijve për të përcjellë të gjithë eksperiencën që ka marrë bashkë me ju në këtë periudhë drejtimi të KM. Më tej znj.
Kodheli u shpreh se komandën vjen ta drejtojë një tjetër ushtarak i lartë me cilësi, virtyte dhe përgatitje po aq të jashtëzakonshme, siç është tashmë ish-drejtori i Shtabit të Përgjithshëm dhe që nga sot komandasnti juaj, Kolonel Ardjan Bali, për të cilin personalisht, por besoj se flas këtu edhe në emër të shefit të Shtabit, gjeneral Bazos dhe të gjithve kolegëve të tij ushtarak, kam dhe ushqej një ndjenjë respekti të veçantë për të gjithë përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme që ka bërë duke qenë pjesë e FA.
“Unë besoj dhe shpresoj që komandant Bali do të jetë në lartësinë e duhur të një komande të një FA që është pjesë e ushtrisë më të madhe, të fortë, të sigurtë siç është ajo e NATO. E quaj ushtri këtë organizatë politiko ushtarake më të madhe në botë, sepse dua ta konsideroj një familje të madhe, ku gjithsekush bën detyrat e shtëpisë, por gjithsekush ndihmon edhe tjetrin, atë që ka në krahë. Arsye më shumë pse kjo organizatë egziston dhe do të vazhdojë të egzistojë në të mirë të sigurisë të të gjithë vendeve anëtare, dhe jo vetëm kaq”.
Në fund të fjalës së saj ministrja Kodheli shprehu besimin e plotë se KM do të vazhdojë të jentë themeli, prapavija, mbështetja më e mirë e strukturave të tjera të FA dhe padyshim në ball të të gjitha punëve të emergjencave civile dhe të pranisë tuaj kudo ku kjo është e nevojshme dhe sa herë që kjo është e nevojshme.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com