TIRANE - Investitorët vendas dhe të huaj, të grupuar në Shoqatën për Energjinë e Rinovueshme, AREA, kanë kundërshtuar sot në një konferencë për shtyp vendimin e qeverisë për uljen e çmimit të blerjes së energjisë tek ta.
Sipas Shoqatës janë 61 kompani që rrezikohen nga vendimi, i cili parashikon një ulje me 30% të çmimit me të cilin Korporata Energjetike Shqiptare blen energjinë e prodhuar nga hidrocentralet e vogla private dhe me koncesion. Pak ditë më parë, qeveria miratoi formulën e re të blerjes së energjisë nga HEC-et deri në 15 MW.
Sipas këtyre ndryshimeve, “Për koncesionet e hidrocentraleve deri në 15 MW, në kontratë përfshihen kushtet e përgjithshme apo të veçanta për shitblerjen e energjisë. Kur e kërkon koncesionari, operatori i energjisë elektrike që është ngarkuar me këtë detyrim detyrohet ta blejë energjinë elektrike të prodhuar nga këto hidrocentrale nëpërmjet një kontrate afatgjatë.
Çmimi i shitjes së energjisë elektrike të prodhuar nga hidrocentralet e lidhura në sistemin e shpërndarjes dhe çmimi i shitjes së energjisë elektrike të prodhuar nga hidrocentralet e lidhura në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike do të llogaritet çdo vit nga Enti Rregullator i Energjisë e do të shpallet prej tij në fillim të çdo viti, në bazë të formulës së mëposhtme:
Çmimi shitjes (lekë/kwh) = Çmimi mesatar i vitit përkatës të bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike në euro cent /kwh X koeficientin 1.1.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com