Stadiumi i ri që po ndërtohet në kryeqytet, “Arena Kombëtare”, është ngritur në masën 85%, ndërkohë që dita-ditës po merr formën përfundimtare. Tribunat janë pothuajse të mbaruara dhe tashmë po punohet te tribuna kryesore.
Tribuna karshi është pothuajse drejt përfundimit, sa i takon konstruksionit të betonit dhe atij metalik, me punimet kanë arritur deri në katin e fundit të stadiumit, ku ka mbetur vetëm një pjesë për t’u plotësuar.
Komento