Ajo është një legjendë e soulit dhe është bërë pjesë e një incidenti të pakëndshëm në Fast Food.

Bëhet fjalë për Aretha Franklin e cila ka porositur ushqim për ta marrë me vete, por në momentin e fundit ka ndërruar mendje dhe ka dashur që të ushqehet brenda.

Kamarieri ka kundërshtuar që të mos ulej në tavolinë pasi e kishte bërë porosinë që ta merrte me vete.

aeretha franklin

Ngjarja ka ndodhur në Fast Foodin e Johnny Rockets në Kanada dhe është treguar nga zëdhënësi i këngëtares.

Më pas stafi i shërbimit ka kërkuar falje për sjelljen e punonjësit të ri, i cili nuk e ka njohur divën e muzikës.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)