Argita në krye të PD-së? Kokalari: Ti ke qenë qafa që drejtonte kokën e korrupsionit në atë parti

Argita në krye të PD-së? Kokalari: Ti ke qenë qafa që drejtonte kokën e korrupsionit në atë parti

Evi Kokalari dhe Argita Malltezi

Evi Kokalari i ka dhënë një përgjigje ambicieve të Argita Malltezit për të qenë në krye të Rithemelimit, si pasardhëse e të atit të saj në arresti shtëpie, Sali Berishës.

Kokalari i kujton Malltezit korrupsionin e familjes së saj, duke përfshirë ish-kryeministrin dhe duke ia bërë të qartë se e vetmja arsye që Malltezi kërkon kreun e Rithemelimit është për të mbrojtur aferat korruptive të së shkuarës.

'Jo e dashur Argita Malltezi Berisha, ti nuk mund ta trashëgosh PD, sepse PD-ja nuk është pronë e familjes tënde, dhe nuk ke as pastërtinë dhe as kapacitetin për t'u bërë lidere e opozitës.

Babait tënd më shumë dashuri i dhamë ndihmë maksimale, dhe vetëm një kusht kishte - nje PD konservatore, dhe jo vetëm në emër, me të cilën abuzuat. Premtoi një ndryshim rrënjësor por na tërhoqët të gjithëve zvarrë për pazaret e radhës.

Kështu që, një kthim i yti, do të më kthej dhe mua, vetëm që të ekspozoj me fakte që ti ke qenë qafa që drejtonte kokën e korrupsionit në atë parti. Dhe të mos harrojmë, ti je non-grata të paktën në Amerikë. 

Nënkuptoje si të të vi për mbarë, por për sa kohë që nuk kuptoni që ka ardhur koha të dilni familjarisht nga politika dhe të lini atë vend të marrë frymë, do na detyroni të marrim hapa shumë më agresive kundrejt ju të gjithëve.

Familja Berisha dhe ajo e Ilir Metës, duhet të dalë urgjentisht nga politika dhe opozita të ri-organizohet dhe të merret me Edi Ramën. 
E vetmja arsye që doni pushtet është të mbroni veten dhe bisneset korruptive. Asnjë njeri që i futet politikës me qëllim përmirësimin e standardit për qytetarin, nuk e mban peng demokracinë e një vendi për 33 vjet, shkruan Kokalari në Facebook.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 22/05/2024 06:20

    Ajo ishte qafa, ti ishe lavatriçja ku ajo pastronte rrobat e pista.

    Përgjigju
  • ylli: 21/05/2024 22:57

    Ke te drejte kookalari te dy familjet berisha e meta te zhduken nga faqja dhe dhheut,,se jane kanceri i shqiperise...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion