Vendimi i Qeverisë së drejtuar nga Sali Berisha për zgjerimin e Parkut Energjitik në zonën e Porto-Romanos solli përfitime mjaft të majme për familjarët e ish-kryeministrit si dhe për disa njerëz pranë kësaj familje.
Nga dokumentat të nxjerra në dritë nga mediat ndër vite ka rezultuar se vajza e Berishës, Argita Malltezi mund të ketë fituar rreth 1.2 milionë euro, ndërsa disa miliona euro ka fituar edhe miku i familjes Berisha, biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazlliç. Këto toka iu blenë me shuma qesharake fshatarëve të zonës për t’u shitur më pas me fitime kolosale.
Argita blen tokat
Tokat në zonën e Porto Romanos, që gjendet në veri të Durrësit, në vitin 2006 kanë pasur një vlerë qesharake. Kjo ka ndodhur se përveçse aty nuk kishte rrugë për të shkuar gjendeshin edhe mbeturinat e një fabrike kimikatesh të kohës së komunizmit. Kështu në këtë zonë të ndotur dhe pa infrastrukturë në fund të vitit 2006 dikush filloi të blinte tokat, madje edhe më çmim mjaft të mirë për fshatarët. Sipas dokumenteve, në nëntor 2006, vajza e Berishës, Argita dhe kolegia e zyrës avokatore Flutura Kola, filluan ta blejnë tokë e zonës me 10 euro për metër katror – dy herë më shumë se sa vlera e tregut në zonën e kënetore të Porto Romanos.
I shiten Fazlliçit
Siç doli më vonë, Argita Malltezi dhe kolegia e saj po i blinin këto toka një një klient special, i cili ishte miku i familjes, Damir Fazlliç. Rreth 14 hektarë në kufijtë e Parku energjetik të vogël të lidhur me portin u siguruan për klientin e tyre, biznesmenin e dyshimtë boshnjak. Damir Fazlliç i pagoi ndërmjetësit e tij, direkt apo indirekt, më shumë se sa katër herë çmimin e tregut, 18 euro për metër2. Vajza e Berishës, Argita Malltezit mund të ketë fituar 1.2 milionë euro nga shitja e tokës te Fazlliçi.
Vendimi i qeverisë Berisha rrit vlerën
Pasi transaksionet midis vajzës dhe mikut të familjes Berisha u mbyllën, atëherë në skenë del vetë lideri historik i PD-së. Kryeministri në atë kohë Sali Berisha mori një vendim kryeministror për të lëvizur kufirin e parkut energjetik, duke përfshirë aty dhe pronat e reja të Fazlliçit, i cili transformoi menjëherë një kënetë të pavlerë në një pronë me vlerë të lartë, si dhe rriti çmimin e saj me së paku tetë herë.
Fitimet e Fazlliç
Ndërsa toka nuk ishte shumë e çmuar në 2007, Fazlliçi aplikoi me sukses për të ndërtuar një terminal të stërmadh nafte, duke e rritur vlerën e saj me tetë herë në krahasim me çmimin fillestar të tregut. Kështu biznesmeni boshnjak Fazlliç e pa vlerën e tokës së tij, të regjistruar në emër të dy kompanive shqiptare, të rritej nga 1.7 në 4.2 milionë euro falë vendimit të Berishës. Nga mediat u bë publike se edhe manjati serb i energjisë Vojin Lazareviç ishte në këtë marrëveshje, duke financuar 2.5 milionë euro në llogarinë private bankare të Fazlliç në Shqipëri, përmes një rrjeti kompanish të regjistruara nëpër parajsa fiskale.
TEC-I në Fshatin Rinia
Sali Berisha deklaroi në vitin 2007 se afër Porto-Romanos, në Fshatin Rinia do të ndërtohej një Termocentral që do të punonte me qymyrguri. Një vit më pas Qeveria e drejtuar prej tij filloi të vinte në jetë këtë projekt. Në vitin 2008 KKRT dha lejen e ndërtimit dhe po në këtë përiudhë edhe Këshilli i Territorit të Durrësit e aprovoi ndërtimin. Pavarësisht polemikave të shumta nga ambientalistët, ndërtimi filloi, porn ë vitin 2011 ai u ndërpre.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com