ARGJENTINË - Buenos Aires ka vendos të transformojë metronë e saj shekullore në një muze, me shpresën se do të tërheqë turistët dhe vendasit t’i hedhin një sy dhe pse jo të udhëtojnë në të.

Gjatë muajit dhjetor, metroja e kryeqytetit të Argjentinës do të mbushë 100 vjeç dhe disa prej vagonëve të trenave do të restaurohen e do të kthehen në një lloj muzeu, në të cilin njerëzit do të mund edhe të udhëtojnë gjatë fundjavës.
Arkitektja e cila drejton punimet e restaurimit, Maria Elena Mazzantini shpjegoi se nuk dëshironte që vagonët të dukeshin si të rinj pas punimeve, pasi çdo element ka vlerën e vetë. Sias saj, idea ishte që ato të mos dukeshin si të dalë nga fabrika, por thejsht të ngjanin si të mirëmbajtura gjatë 100 viteve që ishin në shërbim.

Mazzantini tha se fillimisht punimet ishin fokusuar në dy vagonë, të cilët ishin pjesë e një grupi prej 18 vagonësh të mbrojtur nga ligji.
90 vagonët belgë të "Le Brugeoise" filluan nga puna në vitin 1013 në linjën e parë të metrove në Amerikën Latine. Ato janë vagonët e metrosë më të vjetër në botë të cilët janë ende në përdorim, duke transportuar 160 mijë pasegjerë çdo ditë.

Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)