Argjentina e Leo Messit debuton me fitore në shifrat 2-1 ndaj Bosnjë Hercegovinës në Kupen e Botës Brazil 2014 dhe renditet në vend të parë të grupit F me tre pikë. Në Maracana të Rio de Janeiros kombetarja Albiceleste zhbllokon shumë shpejt rezultatin që në minuten e tretë. Kapiteni i skuadres Messi kroson nga nje goditje denimi dhe pas rremujes topi përfundon në këmbët e Kolashinac që i pafat e devijon topin në porten e tij. Ballkanasit e Bosnjës në ndeshjen e pare në nje Kupe Bote falë edhe cilësive shfaqet e rrezikshme dhe krijon raste por pa sukses në finalizim.

Në pjesën e dytë trajneri i Argjentines Sabela bën dy zëvendësime dhe fut Gagon dhe Higuain dhe kjo jep rezultat. Minuta e 65-të sjell dyfishimin e rezultatin nga amerikano jugorët dhe një gjë të tille e bën kapiteni Messi.
Ylli i Argjentinës shënon një gol të mrekullueshëm në një aksion që e nis dhe finalizon po vet. Goli i dytë i Messit në një Kupë Bote që merr një shije të veçante pasi shënohet në mitikun Maracana ku numri dhjetë mezi priste të luante. Në fundin e takimit Vedad Ibisevic do të behëj boshnjaku i parë që shënon në Botëror duke mposhtur portierin Romero. Perfundimisht Argjentine -Bosnje 2-1 dhe janë Albicelestet ata që festojnë dhe e nisin me kembë të mbarë.
 
 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)