Argjentina në krizë, Mauricio Macri: Duhet të balancojmë llogaritë tona me një shtet që shpenzon më pak se sa krijon

Argjentina në krizë, Mauricio Macri: Duhet të balancojmë llogaritë tona me një shtet që shpenzon më pak se sa krijon

Mauricio Macri

Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri ka deklaruar masa të reja shtrënguese në një përpjekje për të ndalur trazirat ekonomike në vend.

Bëhet e ditur se masat përfshijnë ngritjen e taksave të eksportit për drithërat dhe pakësimin e numrit të ministrive të qeverisë, të nxitura nga një rënie prej 16 për qind të vlerës së pesos javën e kaluar.

Për të filluar ndërtimin e vendit që duam, ne duhet të balancojmë llogaritë tona me një shtet që shpenzon më pak se sa krijon.  

                    Mauricio Macri

Në një fjalim televiziv të hënën ai bëri të ditur se kriza e monedhës së Argjentinës po e detyron qeverinë të kërkojë një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për të përshpejtuar një program kredie prej 50 miliardë dollarësh.

Presidenti Macri është një konservator pro-biznesit, i cili mori postin në vitin 2015, po kërkon të qetësojë tregjet dhe të rivendosë besimin tek argjentinasit të cilët vazhdojnë të humbasin fuqinë blerëse.

Mirëpo pesoja humbi gjysmën e vlerës së saj ndaj dollarit që nga janari dhe inflacioni ka arritur në më shumë se 30 për qind.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër