Paralel me kualifikueset e kampionatit botëror Brazil 2014 në zonën e Europës janë zhvilluar edhe ndeshjet në kontinetin e Amerikës së Jugut. Ndeshja që ka spikatur më shumë ka qenë transferta e Argjentinës në Kili, e cila ka fituar me një rezultat të ngushtë 1-2 duke u ngjitur në vendin e parë në grup.

 Ashtu sikur edhe në ndeshjen e a parë, ai që ka shkëlqyer më shumë ka qenë Lionel Mesi. Vendasit kanë dominuar minutat e para të ndeshjes, por jo për shumë gjatë, pasi Mesi ka kaluar në avantazh miqtë pas një pasimi të bukur të Gagos në minutën e 28'.

Nuk vonon shumë dhe Argjentina përfiton nga çoroditja e kilianëve që shënon edhe golin e dytë me sulmuesin e Realit, Gonzalo Higuain. Pjesa e parë dhe 44' minutat e pjesës së dytë mbyllen me këtë rezultat, pasi në minutën e fundit të pjesës së dytë Kili ngushton diferencën me Leivën, por vetëm kaq duke mos e cënuar fitoren e argjentinasve.

 Pas golit me Kilin, Mesi është vetëm tre gola larg legjendës, Maradona.

(d.b/shqiptarja.com)